14,10,2024

Takimi i Thaçit me Papën shkakton panik në Beograd

Must Read

Vizita e presidentit Thaçi në Vatikan dhe takimi i tij i dytë brenda një kohë të shkurtër me Papa Françeskun ka shkaktuar panik në Serbi.

Shumica e mediave atje sot janë marrë me këtë vizitë dhe paralajmërimin e Thaçit se Papa shumë shpejt pritet ta vizitojë Kosovën.

Edhe kësaj radhe, mediat e kontrolluara nga shërbimi inteligjent serb kanë vazhduar një ofensive mediale kundër Kosovës.

E përditshmja serbe e kontrolluar nga shërbimi serb “INFORMER” shkruan se presidenti Thaçi tashmë ka bërë gati 10 milionë euro për të korruptuar bashkëpunëtoret e Papës, që ai ta njeh shtetin e ‘rrejshëm të Kosovës” siç e quan gazeta, transmeton Telegrafi.

“Hashim Thaçi, presidenti i shtetit të rremë Kosova, dhe njeriu i cili në raportin e Këshillit të Sigurimit të Evropës është i etiketuar që merrej me tregtinë e organeve njerëzore, i ka bërë gati dhjetë milionë euro në kesh me të cilat do të provojë të lobojë në Vatikan për njohjen e pavarësisë”, citon një burim anonim gazeta “Informer”.

Me deklaratën e presidentit Thaçi se Papa Françesku do të vizitojë Kosovën, është marrë edhe kreu i kishës ortodokse serbe, Irinej.

Ai për gazetën tjetër të afërt me shërbimin inteligjent serb “Kurir” ka thënë se nuk ka dijeni se Papa Fraçesku do ta vizitojë Kosovën dhe që do ta njohë pavarësinë e Kosovës, siç ka pohuar presidenti kosovar, Hashim Thaçi.

“Mbetet të shohim çfarë do të bëjë Papa Françesku, sepse deri tani me neve e ka pasur një bisedë tjetër. Vatikani nuk e ka njohur Kosovën, se paku këtë nuk e ka bërë deri tani. Dhe këtë paralajmërim se do të vijë në Kosovë, ndoshta vetëm e shkruajnë shqiptarët”, ka thënë Irinej.

Sipas tij, kisha serbe ende nuk ka qëndrim sesi do të veproj, në rast se Vatikani njeh pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, pas takimit të Thaçit me Papa Françeskun nuk ka munguar as reagimi i Presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq. “Mendoj se është një njeri që i bashkon shumë njerëz dhe fe në botë, por është këmbëngulës në këtë përqendrimin për mos ta njohur Kosovën”, ka thënë ai.

Ndërkohë, e përditshmja e njohur “Danas” shkruan krejt diçka tjetër.

Ajo shkruan se kreu i Kishës Katolike, e pranoi ftesën e presidentit Thaçi për të vizituar Kosovën.

“Papa ka pranuar një ftesë nga Aleksandër Vuçiqi dhe nga Hashim Thaçi. Kisha Ortodokse serbe nuk ka kundërshtime ndaj vizitës”, ka thënë një burim ndërkombëtar për “Danas”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img