26,04,2024

Interesim i madh për Minimaratonën “Vrapojmë me policinë tonë”

Must Read

Minimaratona e cila do të mbahet këtë të shtunë nga Policia e Kosovës,Rajoni i Ferizajt në bashkëpunim me shoqërinë civile ka zgjuar interesim të shumë qytetarë.

Minimaratona e cila do të mbahet këtë të shtunë nga Policia e Kosovës,Rajoni i Ferizajt në bashkëpunim me shoqërinë civile ka zgjuar interesim të shumë qytetarë.

Që nga dje në sheshin e qytetit ka filluar shitja e numrave për pjesëmarrje e që të gjithë të interesuarit mundë të regjistrohen deri nesër në kohën kur fillon kjo Minimaratonë.

Gazmend Hoxha,drejtor i Policisë Rajonale të Ferizajt ka thënë se sipas interesimit pritet që të arrihet numri I paraparë për pjesëmarrje në këtë Minimaratonë.

“Ka një interesim të madh si nga institucionet po edhe nga qytetarët. Besoi se nesër do të arrihet numri i parashikuar prej 300 deri ne 500 pjesëmarrës” ka thënë Gazmend Hoxha ,drejtor i Policisë Rajonale të Ferizajt

Sot edhe qeveria komunale e Ferizajt në krye me kryetarin Muharrem Svarqa janë pajisur me numra për pjesëmarrje në këtë Minimaratonë.
Kjo Minimaratonë zhvillohet në një gjatësi prej 4 kilometra dhe fillon nga sheshi Adem Jashari deri tek rrethi prapa Sallës së Sporteve “Bill Clinton”

Me këtë rast organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit që të kontribuojnë me pjesëmarrjen e tyre në ndihmën familjeve në nevojë të Komunës së Ferizajt.

13413705_1309406165755505_7660027989574431516_n
13427738_1702060540055057_1133710055301440858_n

13413795_1702060530055058_2975332009077595523_n

13442170_1702060483388396_605757307842388245_n

13394119_1702060466721731_3072375987986116567_n (1)

13394119_1702060466721731_3072375987986116567_n

13428461_1702060426721735_8144003200095585883_n

13434683_1702060590055052_2614497988124618162_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img