20,04,2024

IHMK paralajmëron se gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të ketë shi, borë e vërshime

Must Read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin  motit për dy ditët e ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së mërkurë në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

Instituti njofton se të enjten parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore.

Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet.

Gjatë së enjtes Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img