28,04,2024

Musliu: Origjina më dha forcë për suksesin e garantuar

Must Read

Fushata e deputetes ferizajase Saranda Musliu është intensifikuar gjatë ditëve të fushatës zgjedhore.

Në takimin e disa anëtarë të shoqatës “Zonja e Maleve” deputetja Musliu ka premtuar se do të jetë zë avokues për shoqërinë civile.

“Kënaqësi e veçantë që pasditen e sotme e kalova me gratë e shoqatës “Zonja e Maleve” në Fushë Kosovë bashkë me disa kolegë kandidatë.

Me miq e mikesha nga kjo shoqatë bisduam për shumë çështje e më së shumti për zërin avokues që na duhet si shoqëri për të mbështetur iniciativat e shoqërisë civile.

Mandati i deputetes të jep vërtetë entuziazëm, por edhe përgjegjësi në takimet e tilla.

Unë u zotova se do të jem e hapur , e ndërgjegjshme dhe bashkëpunuese për projektet që do të na presin.

Ndërkaq e veçanta a këtij takimi ishte se në këtë shoqatë u mirëprita nga shumë gra të zonja e të përkushtuara, ku struktura gjinore vërtetë të lë një përshtypje të mirë.

Faleminderit Fadil Krasniqi kryetar i shoqatës “ Zonja e Maleve”.

Faleminderit që edhe si nënkryetar i komunës së Kosovës po bën një punë për lakmi.

LDK dhe struktura e saj kudo prezantohet sukseshëm✌️.” ka shkruar deputetja Musliu.

Kurse gjatë orëve të mbrëmjes ajo ka shkruar se ka marrë forcë e energji në vendlindjen e të parëve të saj në fshatin Budakovë.

“Në të gjitha ditët e fushatës zgjedhore sonte jam ndier më krenare se kurrë në fshatin Budakovë ,në vendlindjen e të parëve të mi.

Origjina kur ta jep mbështetjen vërtetë suksesi është i garantuar , ndërsa mua më mbetet vetëm të shpreh falënderim nga zemra për të gjithë këta bashkëkombas të mi.

Mikpritja dhe forca që mora sonte do të më ndihmojë që të ju përfaqësojë kudo në mënyrën më të mirë.

LDK tradita jonë 🇽🇰

Voto 132

Voto 30  Saranda Musliu” ka shkruar Saranda Musliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img