29,03,2024

I zgjatet burgimi rekrutuesit të xhihadistëve në Belgjikë

Must Read

C3983554-ECC5-4D9C-A56D-F4D31ADFBA2E_w1000_r1_s

Abdelhamid Abaaoud, sulmues i Parisit, që është rekrutuar nga Khaled Zerkani.

Një gjykatë e apelit në Belgjikë ka dënuar Khaled Zerkanin me 15 vjet burgim për rekrutim të islamistëve, përfshirë edhe disa sulmues të Parisit dhe Brukselit.

Ai është dënuar korrikun e kaluar me 12 vjet, por prokurorët kanë kërkuar dënim më të gjatë, duke thënë se “ai ka degjeneruar komunitete të tëra të të rinjve”.

Në mesin e të rekrutuarve të tij kanë qenë sulmuesit e Parisit, Abdelhamid Abaaoud dhe Chakib Akrouh, si dhe bombarduesi i Brukselit, Najim Laachraoui.

Shoqërueses së Zerkanit, Fatima Aberkane, po ashtu i janë dhënë 15 vjet burgim.

Duke jetuar në lagjen Molenbek të Brukselit, Zerkani ka qenë udhëheqës i një rrjeti, i cili nga viti 2012 deri më 2014 ka rekrutuar xhihadistë për të luftuar në Siri.

Kur policia ka shpërbërë rrjetin dhe ka dërguar 32 veta në gjykatë, së paku gjysma prej tyre janë gjykuar në mungesë, pasi ata kanë qenë në Siri dhe disa prej tyre kanë vdekur atje.

Sulmet e nëntorit të kaluar në Paris kanë lënë të vrarë 130 veta.

Muajin e kaluar, islamistët kanë sulmuar edhe Brukselin, duke vrarë 32 veta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img