26,04,2024

Erdogan: Muslimanët në Ballkan kanë nevojë për mbështetjen e botës islame

Must Read

erdogan

Muslimanët në Ballkan kanë nevojë për mbështetjen e botës islame. Kështu deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në fjalën e mbajtur në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI). Samiti nisi sot punimet në Stamboll të Turqisë.
“Ne si OBI duhet t’u ofrojmë mbeshtetje të fuqishme muslimanëve anembanë botës. Muslimanët në Republkën Turke të Qipros Veriore me dekada janë të izoluar. Ky është problem i të gjithë muslimanëve, njëkohësisht komunitetet muslimane në Ballkan, në Azinë Juglindore dhe në Afrikë kanë nevojë për mbështetje të fuqishme të botës islame”, ka thënë ai.
Nga ky samit, Erdogan i bëri thirrje edhe njëherë komunitetit ndërkombëtar që të rishikojë qëndrimin e tij ndaj organizatave terroriste.
“Për shkak të kërcënimit të terrorizmit duhet të ndërmerren operacione në terren. Krahas kësaj, duhet një luftë për ti shtjerrë burimet financiare dhe njerëzore. Për këtë arsye bashkëpunimi ndërkombëtar ka rëndësi të madhe. Do të jetë me vend që mes vendeve anëtare të OBI-së të krijohet një strukturë e cila do të forcojë bashkëpunimin dhe institucionalizimin kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera. Me këtë qasje është pranuar propozimi ynë si Turqi për formimin e një bashkëpunimi policor OBI me qendër në Stamboll dhe formimin e një qendre koordinimi”, theksoi presidenti turk.
Duke iu referuar çështjes së terrorizmit Erdogan tha se terrorizmi dhe dhuna janë një prej çështjeve më të mëdha me të cilat ballafaqohet bota islame.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img