Lajme

I shumëkërkuari Agim Madani gjendet i vdekur?


Publikuar më:


agim-1-780x439-750x375

Agim Madani i kërkuar prej shumë kohësh nga autoritetet e Policisë së Kosovës dhe që mendohej se jetonte në arrati në rajonin e Dukagjinit, është gjetur i vdekur në Tropojë të Shqipërisë, raportojnë mediat në Tiranë.

Agim Madani, i shumëkërkuari në Shqipëri dhe në Kosovë për vrasje, përdhunim e grabitje, dyshohet të jetë një prej viktimave të gjetura dje në një fshat të Tropojës. Bashkë me burrin e dyshuar si 50-vjeçari Madani, u zbulua dhe trupi i një femre, transmeton lajmi.net.

Agim Madani gjatë kohës në arrati

Të dy kufomat dyshohet të kenë ndërruar jetë para 6 muajsh nga gjetja e tyre mëngjesin e djeshëm. Çifti ka jetuar së bashku, nisur nga provat e gjetura në vendngjarje, por për policinë është ende mister shkaku i vdekjes. Nga të dhënat paraprake nuk ka shenja për vrasje, edhe pse ekspertiza pritet të tregojë arsyen e vdekjes.

Çifti u gjet i vdekur brenda një kasolleje të ndërtuar prej tyre, në një fshat të Tropojës. Kufomat, një mashkull dhe një femër, me moshë të pacaktuar ende saktësisht, u zbuluan ditën e djeshme nga një bari, i cili është tronditur nga skena.

Dyshimet

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se dyshimet kryesore për identitetin e burrit bien mbi Agim Madanin, 50- vjeçarin më të kërkuar nga Policia e Tropojës dhe ajo e Kosovës.

Ai akuzohet për vrasjen e shokut të tij në vitin 2014, Shpëtim Sinani, të cilin e qëlloi për vdekje pak kohë pasi ishte lënë me leje nga burgu i Shënkollit. Prej atij momenti, Madani kërkohej nga policia shqiptare dhe ajo kosovare.

Policia kosovare e ka identifikuar atë si autor të një serie grabitjesh, ndërsa akuzohet dhe për plagosjen e një punonjëse policie në Pejë. Vetë Agim Madani përdorte telefon dhe madje në rrjetet sociale qarkullonte një foto e tij gjatë kohës kur ishte në kërkim. Gjatë kësaj kohe mendohet të ketë gjetur dhe një grua, me të cilën qarkullonte në vendbanime të sajuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërsa burri mendohet të jetë Agim Madani, për gruan nuk ka asnjë dyshim. Ndërkaq, mister është dhe vdekja e tyre. Nga ana e policisë është përjashtuar paraprakisht krimi, pasi nuk ka shenja dhune apo goditje me armë zjarri te të dy viktimat.

Ekspertiza pritet të zbulojë nëse ka ndodhur ndonjë helmim i qëllimshëm apo në rrethana të tjera ka ndodhur vdekja e dyfishtë.

Comments
To Top