Lajme

I madh e i vogël e pastrojnë Skënderajn


Publikuar më:


Ta-pastrojme-Kosoven-1-2-690x380

Aktivistët e  aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” kanë realizuar aksionin e gjashtë me radhë, ku është pastruar një deponi e mbeturinave në Fshatin Vojnikë të Komunës së Skenderajit, në të cilën janë larguar 95 thasë me mbeturina dhe tetë kamionë.

Aksionit i janë bashkuar banorët e lagjes, nxënësit dhe arsimtarët e Shkollës Fillore “Skender Skenderi, ku janë mbledhur mbi 200 aktivistë. Aksioni është përkrahur nga ndërmarrja e  menaxhimit të mbeturinave “Uniteti” dhe përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Skënderajt, thuhet në një komunikatë të kësaj nisme, përcjellë Klan Kosova.

Pas këtij aksioni, banorët e lagjes janë zotuar se do të lidhin marrëveshje me ndërmarrjen “Uniteti”, të cilët do të dërgojnë kontinierë, në mënyrë që të mos hedhin më mbeturina në atë zonë.

Comments
To Top