19,04,2024

I joshte femrat me ‘Ferrari’ dhe ‘Porsche’, pastaj i nxirrte prostituta

Must Read

Policia dje arrestoi Dario Prifti, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, ndërsa në kërkim është shtetasi, F. Ll, pasi dyshohet të kenë trafikuar në drejtim të Italisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, shtetasen R.L

BalkanWeb raporton se Dario Prifti së bashku me personin tjetër të shpallur në kërkim dyshohet se përveç këtij rasti të mbetur në tentativë kanë trafikuar dhe 2 vajza të tjera nga Tirana në Itali. Vajzat mashtroheshin duke krijuar një marrëdhënie intime me djemtë dhe pas një lidhje disa javore ata i shfrytëzonin si prostituta.

Në rast se vajzat kundërshtonin ata i dhunonin fizikisht dhe psikologjikisht. Po ashtu Dario Prifti dhe bashkëpunëtori i tij dyshohen të jenë autorë të disa grabitjeve në Itali, kryesisht grabitje banesash.

“Ferrari dhe makina “Porsche” janë gjetur të fshehura në garazhin e shtëpisë së Dario Priftit. Makina “Ferrari” dyshohet të jetë e vjedhur në Itali por nuk rezulton të jetë e deklaruar si e tillë në sistem. Policia e Tiranës do të kontaktojë me zyrën e Interpolit për gjetjen e pronarit të makinës.

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Dario Prifti në Fushë Mamurras u sekuestruan një automjet tip Ferrari F 430, pa targa e dyshuar e vjedhur jashtë shtetit dhe e trafikuar në Shqipëri si dhe një Porsche Cayene me targë AA 663 NT (gjatë kontrollit të mjetit u konstatuan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva). Gjithashtu, në banesën e Priftit u gjetën 3 kamera filmike dhe 1 aparat fotografik të dyshuar të vjedhura, 1 dylbi si dhe dylbi arme zjarri snajper.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img