19,03,2024

Hysen Ymeri: Kriminelët, që Gjykata e Kosovës i la të lirë!

Must Read

           Në cilësinë e anëtarit për hulumtimin e krimeve të luftës në Komunën e Vitisë, pata rastin qëta intervistoj Marte Tunaj-Selmaninnga fshati Vërban, për rastin i cili  asaj i kishte ndodhur gjatë luftës,,pikërisht me 30.05.1999, në fshatin Vërban të Komunës së Vitisë. Takova një grua trimëreshë e të guximshme, e cila kishte ndihmuar luftën çlirimtare, pjë e së cilës ishe burri i saj, Vehbi Selmani dhe djali i mitur atëherë Sherifi. Kontributi i kësaj familje ishte ijashtëzakonshëm dhe forcat policore ushtarake  e dinin aktivitetit e kësaj familje, dhe me datën 30.05.1999 këto forca paramilitare kishin rrethuar fshati Vërban, e në veçanti lagjen dhe shtëpinë e kësaj Familje.

            Forcat policore ushtarake serbe kishin filluar rrahjen, maltretimin dhe djegien e shtëpive, pasi që në këtë fshat ishte instaluar edhe shtabi UCK-së për Komunën e Vitisë.

           Pas rrethimit të lagjes dhe shtëpisë së Vebi Selmanit, ku ishte plaçkitur dhe djegur gjithçka, forcave paramilitare u printe Millosh Jokiq nga fshati Goshicë i Komunës së Vitisë.

              Krimineli Jokiq atë ditë kishte terrorizuar popullatën civile, kishte plaçkitur e dëbuar civilet, e në këtë ditë sipas dëshmisë së Marte Tunaj dhe dëshmitarëve tjerë, atë ditë ishin kryer edhe aktet mëçnjerëzore ndaj një gruaje të pa mbrojtur, e cila ishte maltretuar, keqtrajtuar dhe dhunuar nga paramilitari Millosh Jokiq, vetëm e vetëm pse ishte shqiptare, dhe se  burri  dhe djali i saj ishin pjestarë të UCK.

            Dëshmitë të cilat i dha  e përmenda Komisionit për hulumtimin e krimeve të luftës,Ishte tronditëse.  Si komision këtë rast dhe raste tjera të cilat kishin ndodhur në Komunën tonë i bëmë publike në mjetet e atëhershme të informimit. Ky rast, por edhe rastet tjera, i vënë nëlëvizje faktorët e sigurisë, KFOR-in amerikan. Pas një pune të suksesshme, me datën 25.02.2000, në qytetin e Vitisë, në një banesë në qendër të qytetit, arrestohet paramilitari Millosh Jokiq. Para arrestimit të tij, por edhe gjatë qëndrimit në paraburgim, ishin mbledhur dëshmi e fakte, prova të mjaftueshme, të cilat vërtetonin kryerjen e kësaj vepre makabre dhe të tjerave.

          Krimineli Jokiq u dyshua edhe për një vepër tjetër penale, vrasje të cilën e dëshmoi Sabri Fetahu nga Sodovina, pjestar i UÇK-së. Jokiqi kishte vrarë Rexhep Emërllahun nga Vërbani në pragun e oborrit të tij dhe plakun Rrahim Rrahmani.

            Të gjitha këto ishin deponuar në prokurorinë publike,atëherë të qarkut në Gjilan, të cilës i printe kryeprokurori Sabit Maliqi, i cili këtë rast e trajton me prioritet dhe profesionalizëm, i cili me guxim dhe këmbëngultësi, pa u frikësuar, ngriti aktakuzë për krime lufte kundër kriminelit Millosh Jokiq dhe Dragan Nikoliqit Stomatolog nga fshatin Gërqar i cili akuzohet për vrasjen e dy të rinjëve në fshatin Lubishtë i cili u denua 12 vite burgim por edhe ky çuditërisht u lirua.

            Ishte hera e parë në Kosovën e pasluftës, që një organ i ndjekjes të ngriste aktin akuzues kundër kriminelëve të luftës.

            Pas fillimit të gjykimit të cilin e udhëheqte gjyqtari ndërkombëtar, dëshmitarja- e dëmtuara kryesore në këtë rast ishte Marte Tunaj dhe krah saj ishte edhe prokurori Sabit Maliqi, i cili argumentoi krimet e bëra të kriminelit Jokiq.

              Pjesëmarrës në këto seanca, si anëtar i Komisionit për krime lufte, kam qen edhe unë.  Aty pashë një guxim të pashoq të Martës, e cila me këmbëngulje ofronte provat dhe faktet për veprën kriminale të kryer nga Millosh Jokiqi. 

                Por ajo që ishte për t’u veçuar ishte bërja publike e këtij krimi makabër, ku Marta në gjykatore kërkoi nga kryesuesi i trupit gjykues, që të mos përjashohej publiku. Kërkesa e saj u miratua, sepse ajo deshti që këtë ta thotë botërisht, se ai i cili bëri ketë krim është Millosh Jokiqi, dhe për të demaskuar publikisht politikën gjenocidale dhe anti shqiptare, të cilën e kishte ushtruar Serbia në krye me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq dhe kriminelin Millosh Jokiq.

            Gjyqtarët  vendorë e ndërkombëtarë, me vëmendje dëgjonin dëshminë e Marte Tunajt, por edhe të prokurorit këmbëngulës Sabit Maliqit, ku argumentohej kryerja e  veprave kriminale.

          Për ballë ishin mbrojtësi i të akuzuarit, Mile Jokanoviq,anëtar i Këshillit Gjyqësor për përzgjedhjen e gjyqtarëve nga komuniteti serb.

          Pas përfundimit të seancave i erdhi fundi shqiptimit të dënimit. Trupi gjykues, në bazë të ligjeve të aplikueshme atëherë, i shqiptoi Millosh Jokiqit dënimin maksimal për atë kohë prej 20 vite burg.

          Mbrojtja kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, në krye të së cilës ishte Rexhep Haxhimusa, kurse kryesuese e Ministrisë së Drejtësisë ishte Silvia Pans e bashkëkryesuese ishte Nekibe Kelmendi, e cila kishte marrëdhënie të mira me kryesuesin e Supremës dhe disa gjyqtarë  të Gjykatës së Qarkut në Gjilan.

           Si duket politika ditore atëherë kishte bërë të veten dhe rasti ishte kthyer në rigjykim me vendim të Gjykatës Supreme.Në këtë kohë i ati i Milloshit, Milloradi për mos ta faktuar dëshminë e Sabri Fetahut për vrasjen e Rexhep Emërllahut në Vërban, i kishte ofruar Sabriut 200.000 DM kundërshpërblim si dhe kthyerjen e kamionit të kusheririt të Sabriut, Nexhat Fetahut të cilin ia kishte konfiskuar Mbrojtja  territoriale e komunës së Vitisë, pjesë e së cilës ishte edhe vetë babi i Milloshit- Milloradi.

               Në total gadishmëria e Milloradit për të mos dëshmuar Sabriu sillej afë 300.00 DM, mirëpo Sabriu si pjestar i devotshëm i UÇK-së si edhe Nexhati  pjestarë  të një familjeje të eduakuar drejt moralisht , kombëtarisht dhe njerëzisht nuk u joshen nga ajo që u ofroi familja e kriminelit, por u rreshtuan në anën e së drejtës.

                Gjykata e Qarkut, pas rigjykimit të rastit, kishte nxjerrë vendim, që krimineli i akuzuar për krime lufte të mbrohej në liri, me kusht që i njëjti të sjellë një kaucion gjykatës, me të cilin do t’i mundësohej mbrojtja në liri. Ky kaucion ishte sjellë me një vërtetim të lëshuar nga Drejtoria për Gjeodezi dhe  Kadastër në Viti, me të cilin vërtetohet se familja Jokiq ka një pasuri të patundshme, me të cilën do të garantohej kaucioni.

                Më vonë u vërtetua se familja Jokiq tanimë kishte shitur pasurinë dhe si duket Gjykata kishte ra në lajthitje dhe krimineli Jokiq që nga viti 2002 ma nuk është thirrur në Gjykatë e as në Prokurori. Këtë “dënim” ia kishte bërë Gjykata Supreme dhe Drejtoria për Kadastër  e Komunës së Vitisë, dhe kështu sot e kësaj dite ky rast mbeti i pagjykuar. Satisfaksioni i vetëm për këtë rast për Marte Tunaj dhe familjet tjera shqiptare që pësuan nga regjimi kriminal Serbisë është se ky rast si provë si dhe shumë raste të tjera janë përmendur në Tribunalin e Hagës kundër udhëheqësve të ushtirsë dhe policisë të cilët për krimet e bëra u denuan nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë ndër ta edhe Gjenerali famëkeq Llazareviq.

              Çuditërisht, edhe pse ky rast mori përmasa ndërkombëtare dhe  u përmend edhe në Hagë, Gjykatat në Kosovë e në veçanti ajo e Gjilanit dhe Prokuroria e heshtën këtë rast, kurse Kryeprokurori i atëhershëm Sabit Maliqi në rrethan të panjohura u largu nga pozita e Kryeprokurorit.

                Nuk është edhe befasi edhe për popullsinë shqiptare, por edhe për ata që përjetuan krimin nga regjimi kriminal  serb, sepse heshtja e njerëzve të cilët e bëjnë drejtësinë në Kosovë ka një prapavijë, për arsye se njënumër i konsiderueshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve ishin pjesë e aparatit  shtetëror gjenocidal të Serbisë,por edhe një pjesë tjetër  ishin zgjedhur gjyqtarë e prokurorë sipas marrëveshjes së famshme Hakerup-Qoviq në Graqanicë, me të cilën marrëveshje Serbisë iu mundësua ndikimi në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë. Kjo marrëveshje nuk u anulua  asnjëherë.

              Fatkeqësisht drejtësia në Kosovë nuk u morr zeriozisht me ndjekjen e kriminelëve serbë, , mirëpo përkundër kësaj pak u bë në këtë drejtim për të mos thënë aspak dhe aq më pak për rastet e dhunës seksuale ku  janë jo më pak se  20.000 vajza dhe gra të dhunuara nga pjestarët e aparatit shtetëror të Serbisë gjatë viteve 1998/1999.

           Shpresojmë se tani së fundi me aprovimin e Rezolutës në Kuvendin e Kosovës për gjenocidin serb në Kosovë dhe votimin e vendimit për formimin e një tribunali ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë kriminelve do të ju vije radhe që të ulen në banken e të akuzuarve për krimet e bëra.

             U dasht të kalojë shumë kohë deri në legjislaturën aktuale që udhëhiqet nga Kadri Veseli dhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, si njerëz të përkushtuar për një Kosovë të sigurtë, të drejtë dhe demokratike, të votohen këto dokumente të një rëndësie të veçantë.

             Drejtësia dhe satisfakcioni do të shkoj në vend  për mijëra shqiptarve të vrarë, vajza e gra të keqtrajtuara seksualisht në Kosovë tani me këtë akt të Kuvendit, morën dritën e shpresës për ndriqimin e së vërtetës së dhimbshme jo vetëm për të vrarit, maskaruarit, viktimat e luftës si dhe të pagjeturit  e të keqtrajtuarat dhe familjet e tyre, por për lirinë , drejtësinë dhe barazinë e njerëzve si e drejtë universale.

               Autori i shkrimit: Hysen Ymeri anëtar i Komisionit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Komunën e Vitisë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img