05,05,2024

Enver Topalli shpallet Hero i Kosovës

Must Read

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar veprimtarin Enver Topalli me urdhrin Hero i Kosovës.
Në Akademinë përkujtimore në njëzet vjetorin e rënies së tij, Presidenti Thaçi ka thënë se heroin Enver Topallin e kanë frymëzuar dy personalitete shumë të rëndësishme, veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi dhe Rexhep Mala, i burgosur politik.

“Si shumë veprimtarë të asaj kohe edhe Enver Topalli frymëzohej nga lëvizjet e fshehta të atdhetarëve që kishin vepruar edhe më herët. Zhvillimet politike kërkonin krijimin e një force të përbashkët dhe shkrirjen në një lëvizje të përbashkët. Enver Topallit me kohë ishte i vetëdijshëm për nevojën e bashkimit të të gjithëve për këtë lëvizje, për këtë arsye ai qëndron në botën e jashtme për të forcuar grupet e tilla atdhetare. ” – tha Presidenti Thaçi.

Sipas Thaçit, burgosjet e njëpasnjëshme nuk e kishin luhatur vendosmërinë e Enver Topallit për të vazhduar edhe më shumë veprimtarinë atdhetare në kuadër të Këshillit për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut gjatë viteve të nëntëdhjeta.

“Enver Topalli arrestohet disa herë edhe gjatë viteve 90 për tu burgosur në ’98, kur në Kosovë filloi luftë e hapur. Fatkeqësisht, më 19 maj 99 vritet në burgun e Dubravës. Krimi në burgun e Dubravës është ndër krimet më të rënda nga serbët. Kemi parë këto ditë si po trajtohen krimet serbe, por askush edhe pas njëzet vitesh, ekzekutorët e krimeve nuk dolën para drejtësisë, prandaj me të drejtë kuvendi nxori rezolutën që dënon gjenocidin në Kosovë. Kjo ishte përgjigja më e mirë e institucioneve të Kosovës për pretenduesit e mohuesve të krimit dhe kryesit e krimeve që kanë kryer në Kosovë”- deklaroi me këtë rast presidenti i vendit.

Edlir Topalli, djali i veprimtarit Enver Topallit tha se emri i babait të tij tani është i lartë si hero i Kosovës.
Emrin e atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Enver Topalli, e mbanë një rrugë në Ferizaj dhe shkolla fillore në fshatin Greme./Tv Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img