Ferizaj

Hyn në fuqi marrëveshja mes Maqedonisë dhe Kosovës për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime


Publikuar më:


Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Kosovës për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftime midis këtyre dy vendeve, zyrtarishtë është realizuar sot.
Në një ceremoni rasti Maqedonia dhe Kosova nga sot shënojnë hyrjen zyrtare në fuqi të marrëveshjes ndërshtetërore të qeverive përkatëse për kushtet për udhëtim të shtetasve të dy vendeve me letërnjoftime.
Zyrtarizmi i marrëveshjes është realizuar në vendkalimin kufitar “Bllacë”, ku morrën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu, dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Valdet Hoxha .
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Agim Nuhiu tha se shënimi i kësaj ngjarje të rëndësishme për dy vendet shprehë qartë bashkëpunimin e vendosur dhe të institucionalizuar bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës.
Duke u nisur nga principet e të drejtës ndërkombëtare dhe raportet miqësore ndërmjet dy vendeve tona në drejtim të thellimit të bashkëpunimit dhe nga dëshira për lehtësimin e udhëtimeve të shtetasëve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, në bazë të Marrëveshjes së nënshkruar sot e njejta po realizohet.
Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Valdet Hoxha tha se marëdhënjet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë historike dhe marrëdhënie miqësore . Me këtë marrëveshje shtetasit e njërit apo shtet tjetër, mund të hyjnë në territorin përkatës me letërnjoftime biometrike dhe pa viza, në të gjitha vend-kalimet kufitare. Kjo marrëveshje do të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik dhe do t’ua lehtësojnë qytetarëve tanë vizitat e ndërsjella familjare që është edhe synim i yni në përmbushjen e standardeve më të larta të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.
Në solemnitetit e hyrjes zyrtare në fuqi të marrëveshjes ndërshtetërore të qeverive përkatëse për kushtet për udhëtim të shtetasve të dy vendeve me letërnjoftime ishin prezent kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës.

 

12976710_450090035200990_7457350588660324247_o 12977082_450089811867679_5199243711663351211_o 12998378_450089758534351_8731729383619692158_o 13002615_450089485201045_1020589014076135615_o (1) 13002615_450089485201045_1020589014076135615_o 13041114_450089671867693_2464214574017035367_o 13041242_450089565201037_5026857524582154992_o 13055151_450089858534341_2239186244891342854_o

Comments
To Top