02,05,2024

Hiqen të gjitha taksat për bizneset e Ferizajt

Must Read

Ferizaj.29.08.2017. Kuvendi i komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt ku janë diskutuar çështje të ndryshme dhe u morën vendime të rëndësishme.
Mbledhjen e Kuvendit si rëndom e hapi kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Faruk Guri i cili prezantoi pikat e rendit të ditës.
Ndërkaq kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në fillim të mbledhjes sqaroi se në mesin e pikave të mbledhjes se sotme janë shtuar edhe disa propozime për miratim dhe propozoi shtyerjen e një kërkese për ndarjen e një parcele për ndërtimin e një xhamie në fshatin Sojevë, për një kohë të pacaktuar.
Kurse sa i përket një propozimi për zvogëlimin e taksave për këmbimoret kryetari Svarqa propozoi që të hiqen në tërësi taksat për bizneset për të mos krijuar pabarabarësi në mes tyre.
“Ne kemi marrë kërkesën nga një numër i afaristëve për zvogëlimin apo heqjen e taksave të tyre, por për të mos i vënë në pozitë pabarabartë këto biznese unë propozoj që të hiqen në parim të gjitha taksat e bizneseve në komunën e Ferizajt” deklaroi kryetari Svarqa.
Dhe pas një diskutimi për kategorizim të bizneseve , zvoglim të taksave apo heqje të tyre, Kuvendi mori vendim që të hiqen të gjitha taksat e bizneseve me 24 vota pro 2 kundër dhe asnjë abstenim.
Në mes disa pikave të rendit të ditës u diskutua edhe për raportin financiar të të hyrave dhe shpenzimeve për 6 muajt e parë të vitit 2017. U tha se është shënuar një rritje e kënaqshme në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe po punohet mjaft mirë që të arrihet planifikimi deri në fund të vitit veçanërisht në inkasimin e të hyrave vetjake.
Kuvendi i komunës së Ferizajt gjatë mbledhjes së sotme ka vendosur që të ridestinohen 125 mijë euro nga disa projekte që nuk ka pasur mundësi të realizohen , në dy projekte infrastrukturore për fshatrat Greme dhe Gaçkë.
Pastaj edhe një plan veprimi për të kthimin e personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme mori dritën e gjelbër nga kuvendarët me kusht që në një klauzolë shtesë të këtij dokumenti të sqarohet se kanë të drejtë të kthehen vetëm personat që kanë jetuar më parë në Ferizaj.
Njëra ndër pikat që u votua pa diskutime në këtë mbledhje ishte një vendim për kompenzimin e anëtarëve të bordit të ndërmarrjes së sapo themeluar në Ferizaj me emrin “Ambienti”.
Kurse me vota pro u përkrahën edhe 10 propozime të veçanta për marrjen në mbrojtje të disa drunjëve nëpër disa fshatra të Ferizajt si vlerë e natyrës nëpër disa fshatra të llojit qarr, bung e bungbutës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img