Sport

Ferizaj nikoqir i Hajvalisë në xhiron e parë


Publikuar më:


Është hedhur shorti për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli në ndeshjen e parë do të luajë para publikut vendas me pretendentin për titull Besën nga Peja.

Ndërkohë derbi i madh pritet të jetë edhe mes dy skuadrave të përforcuara shumë dhe kandidate për titull, Prishtina dhe Llapi.

Skuadra e rikthyer në elitë, Trepça do të përballet me Dritën, ndërsa Ferizaj do ta presë Hajvalinë.

Gjilani do të përballet në shtëpi me Trepçën ’89 ndërsa Drenica do ta pret Lirinë.

Çiftet e xhiros së parë, e cila do të zhvillohet më 20 gusht, janë:

Gjilani – Trepça ‘89

Feronikeli – Besa

Ferizaj – Hajvalia

Drenica – Liria

Prishtina – Llapi

Trepça – Drita

Në Ligën e Parë më 27 gusht takohen:
 Dukagjini-Vllaznia Pozharan
Fushë Kosova- Vitia
Deçani-2 Korriku
Rahoveci-Kosova e Prishtinës
Istogu-Vëllaznimi
Ballkani-Ramiz Sadiku
KEK-u-Vushtrria
Ulpiana-Flamurtari
Comments
To Top