10,05,2024

Lu kërkon takim mes Ramës e Bashës: Nuk dalin nga salla pa marrëveshje

Must Read
Donald Lu

Në një deklaratë për shtyp nga selia diplomatike amerikane, Lu ka shigjetuar si pozitën ashtu dhe opozitën.

“Basha ka thyer zotimin e tij ndaj Victoria Nuland. Ndërsa Rama deklaroi se i ka dhënë fund negociatave dhe se do të miratonte çdo propozim të tyre të pranueshëm nga SHBA dhe BE. Unë e refuzoj edhe këtë”, ka thënë Lu.

Duke nënvizuar se përgjegjësia për Shqipërinë qëndron mbi udhëheqësit saj, ambasadori ka sfiduar Bashën dhe Ramën për mbajtjen e një takimi të dytë.

“E sfidoj kryeministrin dhe kreun e opozitës që të takohen ballë përballë të hënën dhe të premtojnë publikisht se nuk do të largohen nga salla e takimit derisa të arrijnë një zgjidhje. Të shohim kush është vërtetë në favor të një kompromisi. Ata ose do të mund të gjejnë një zgjidhje të mbështetur si nga qeveria dhe nga opozita, ose mund të mbyllen në atë sallë përjetë”, ka thënë Lu.

Ai ka theksuar se, “ata që kanë frikë nga reforma janë krerët e krimit të organizuar, gjyqtarët e korruptuar dhe politikanët kriminelë”. “Të gjithë këta kanë frikë nga reforma dhe të gjithë po e luftojnë. Ata po mbajnë një qëndresë ndaj popullit të Shqipërisë që e kërkon këtë reformë”, ka thënë Lu.

Edhe pse ka nënvizuar se ka ende kohë për kompromis, ambasadori ka përsëritur qëndrimin se, “reforma duhet të miratohet” edhe nëse Basha dhe Rama nuk gjejnë një marrëveshje.

“Reforma do të miratohet, çështja është nëse liderët politikë do të mbahen mend për suksesin, apo do të fajësohen për dështimin e saj”, ka shtuar Lu.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img