20,04,2024

Hekuran Murati pranon zyrtarisht detyrën e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve

Must Read

Ish- ministri në detyrë Agim Krasniqi e uroi ministrin e ri Hekuran Murati, për pozitën e re dhe theksoi se aktualisht kanë një siguri të madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pranauar sot zyrtarisht detyrën nga Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi.

Gjatë pranimit të detyrës Ministri Murati theksoi se është nder dhe përgjegjësi e madhe që të jesh ministër i një dikasteri shumë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, ku edhe i presin punë dhe obligime të mëdha dhe se është i bindur që së bashku me stafin e kësaj ministrie do ja dalin të realizojnë programin e Qeverisë Kurti, njofton Klan Kosova.

Ministri Hekuran Murati e falënderoi ministrin në largim Agim Krasniqi për pritjen, punën dhe kontributin e dhënë deri më tani dhe theksoi se ndihet më i sigurt në hapat në vazhdim pasi që në kuadër të MF-së gjithherë ka pasur dhe ka njerëz të përgatitur dhe të përgjegjshëm për punë.

Ai gjithashtu theksoi se duke pasur parasysh programin e Qeverisë, fuzionimin e dy ministrive në një si dhe implementimin e programit në luftën kundër pandemisë COVID-19, i presin punë të mëdha.

Ndërsa ish-ministri në detyrë Agim Krasniqi e uroi ministrin e ri Hekuran Murati, për pozitën e re dhe theksoi se aktualisht kanë një siguri të madhe sa i përket gjendjes financiare të shtetit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img