24,04,2024

Në bibliotekën “Sadik Tafarshiku” hapet këndi i Arkivit të Republikës së Shqipërisë

Must Read

Pasditen e sotme, në ambientet e Bibliotekës “Sadik Tafarshiku” në Ferizaj, nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi, bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani, duke mirëpritur drejtorin e Inspektimit dhe Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Republikën e Shqipërisë, z. Endrit Musaj dhe përgjegjësin e sallës së studimeve në DPA, Myrteza Sharra, përuruan Këndin Arkivor në sallën e studimeve të Bibliotekës “Sadik Tafarshiku”.

Ky shërbim i ri, i mundësuar si rrjedhojë e marrëveshjes mes Komunës së Ferizajt dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë, i ofron studiuesve e gjithë komunitetit shkencor në Ferizaj e më gjerë, materiale të ndryshme arkivore, tashmë të digjitalizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Republikës së Shqipërisë,  të cilat lehtësojnë studimin e të interesuarve në Ferizaj dhe kursejnë kohën e mjetet financiare të studiuesve të cilët deri më tani kanë udhëtuar në Shqipëri për të siguruar materialet e tilla.

Nënkryetari Gavazi dhe drejtorja Murati Shabani, deklaruan se hapja e Këndit Arkivor në Ferizaj, paraqet një hap të rëndësishëm përmes së cilit, studiuesit e hulumtuesit e ndryshëm ferizajas do të kenë qasje në materiale arkivore të vlefshme me të cilat disponon Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Republikën e Shqipërisë.

Në anën tjetër, drejtori i Inspektimeve dhe Trajnimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Republikën e Shqipërisë, Endrit Musaj, falënderoi Komunën e Ferizajt që mundësuan që nga kjo marrëveshje e dyanshme të përfitojnë studiuesit në gjetjen, hulumtimin e materialeve të ndryshme arkivore me të cilat disponon Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri.

Shërbimi arkivor tashmë është lansuar dhe studiuesit e të gjithë të interesuarit mund të qasen menjëherë në dobi të kërkimeve/hulumtimeve të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img