20,04,2024

Hasan Çerkini, ra për të mos vdekur kurrë

Must Read

Ishte Pranvere e 99-ës, zhvillohej lufta: O vdekje o liri në Frontin e Koshares. Ndërmjet njësiteve të UÇK-se dhe barbareve serbe. Çdo lis i maleve, prapa kishte nga një çlirimtarë…

13236203_10205903902267649_2121566610_nMe kujtohet si sot 16 Maji.1999. Ditë të cilën nuk e harroje kurrë për sa të jem gjalle. Bashkëluftëtari im Hasan Çerkini ra për të mos vdekur kurrë. Atë Pranverë toka e etur për liri, ujitej me gjakun e bijve më të mirë të kombit. Nga të gjitha trojet shqiptare. Të bere tok me Besa-Bese, vdisnin si me le për Lirinë e Kosovës. Edhe Hasan (Salih) Çerkini, i lindur me 10 shkurt 1975 në fshatin Zaskok të Ferizajt, kishte lënë luksin e perëndimit, studimet, për tu bashkuar me pushkë në krah në Brigadën 138 “Agim Ramadani” , sepse liria thoshte “është mbi të gjitha”.

Sa herë vjen ky përvjetor, unë sikur ndjejë një përjetim tepër të veçantë…

Shkoj dhe vizitojë varrin e bashkëluftëtarëve të mi, dëshmorë, që prehen të qetë në tokën e lirë të Kosovës, te Kosharja, rrëzë Shkrepave të Shkelzenit me mjekrën e bardhë të dëborës… e di që ligështohem paksa, lotët me tradhtojnë, kam mall për Hasanin…dhe bashkëluftëtarët e tjerë. Njëkohësisht kam edhe krenari, sepse ata i dhanë kuptimin jetës sonë, shtetit tonë, Republikës së Kosovës..

13236011_10205903902667659_1684046266_nTë rënët, dhe kujtimi për ta mbetet i pashlyer në zemrat tona. Lum Kosova për ushtrinë e vet profetike UÇK-në që buroi nga populli. Ushtri që bëri bashkë shqiptarët nga të gjitha kontinentet. Nëse ndonjë fëmijë, vetëm njërin prindër e pati shqiptar, se paku bleu një xhemper lara-lara dhe u rreshtua shpirtërisht në krah të idealit për çlirim të Kosovës. Bënë që krejt bota liridashëse dhe e civilizuar, të solidarizohet me shqiptarët e Kosovës, ndaj të cilëve ushtrohej gjenocid dhe shfarosje. …

Edhe sot Lisi ku shkroi pavdekësi Hasani, në shpatet e Koshares, i ruan plagët e e ngulitjes së plumbave, ndonjëri syresh u ngul edhe në trupin e këtij djaloshi sypatrembur, që i ishte betuar nënës në telefon,  “se po u çlirua Kosova pa luftuar unë, më kurrë nuk do ta shkeli atë vend”. …se fundi, te Lisi i Hasanit, ne shokët që vizituam istikamet atje, gjetëm ende gjësendet e tij, matarja e ujit, copat e pushkës, copa të uniformës lara-lara të UÇK-së, dhe shenja të shumta që mbanin gjallë kujtimin për djemtë dhe vajzat e lirisë. Sikur këto shenja të kishte kush i mbledhë, do të behej një muze, një abetare, një kronikë, një libër lirie nga i cili jo vetëm do të kujtojnë gjeneratat që vijnë se sa shtrenjtë e paguam këtë shtet dhe këtë pavarësi.

Mbase edhe për këtë dikujt ndonjëherë do ti bie ndërmend, por kam frike se ndoshta do të jetë vonë. Dikush është i pafuqishëm, dikush ka halle të shumta të jetës, dikush ka preokupime ndoshta të tjera, por nuk është thënë kot, ata që harruan të djeshmen, nuk e kanë të sigurt të ardhmen. Kjo duhet të na ndërgjegjësoi të gjithëve…

Hasani dhe dëshmoret e tjerë të lirisë, i kryen detyrat që ua ngarkoi atdheu në një orë të ligë të historisë. Lutem që edhe ne të gjejmë forcë dhe ti kryejm me nderë detyrat e shtetndërtmit…krejt sipas idealeve të dëshmorëve.

Lavdi Hasan Cerkinit, lavdi gjithë dëshmorëve të UCK-së…

I lehte u qoftë dheu plotë plagë i Kosovës Martire…

Shkruar nga Hajrullah Elezi- Veterani i brigadës 138 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img