23,07,2024

Qeveria e Enver Hoxhës urdhëroi ndalimin e hashashit për fëmijët (Dokument)

Must Read
Kanabis Sativa

Në një qarkore, që ministri i Shëndetësisë së kohës, dr. Medar Shtylla, ua drejton seksioneve të shëndetësisë në të gjithë prefekturat e vendit, kërkohet që të ndalohet shitja e përdorimi i hashashit. Ministri i qeverisë komuniste të Enver Hoxhës pranon se shitja e hashashit bëhet lirisht në treg, “veçanërisht ndër ditë pazari”. Ai shprehet se hashashi përdoret edhe në familjet shqiptare për të qetësuar fëmijët, kur ata qajnë.

Më poshtë teksti i plotë i dokumentit

Qarkore

Lënda: Mbi hashashin

Gjithë Komiteteve Eks.K.P. të prefekturave (seksioneve të shëndetësisë)

Nji ndër veset shumë të këqija në vendin t’onë, në lidhje me rritjen e foshnjave, asht dhanja e Hashashit, fuqia dejëse e të cilit përdoret për të qetësue fëmij të qajnë ose janë të çqetesuen.

Shitja e tij ushtrohet lirisht në treg, veçanërisht ndër ditë pazari.

Tue qenë se hashashi asht nji narkotik i fuqishëm e shumë e shumë i rrezikshëm për organizmin, porositeni të merrni gjithë masat e duhura për ndalimin e shitjes e përdorimit të tij.

Ministri

Dr. Medar Shtylla

13254522_10208324174335227_2161671830726723780_n

The post Qeveria e Enver Hoxhës urdhëroi ndalimin e hashashit për fëmijët (Dokument) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img