05,07,2025

Haradinaj ishte para 7 muajsh në Francë, por nuk u arrestua

Must Read
Ramush Haradinaj ne France

Kreu i AAK-së ishte para 7 muajsh në Francë për të parë ndeshjen e Shqipërisë kundër Francës, por nuk ishte arrestuar. Ndërkaq, sot pas 7 muajsh, Haradinaj u ndal nga autoritetet franceze.

Madje, Haradinaj kishte postuar fotografi nga stadiumi i Lyonit, duke shprehur përkrahjen ndaj Kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, sot Haradinaj është ndalur nga policia e Francës, në bazë të një fletëarresti të Serbisë, që daton nga 2004-ta.

Për arrestimin e Haradinajt është reaguar zëshëm në Kosovë. Presidenti Thaçi e qeveria e Mustafës kanë reaguar, njëlloj siç kanë bërë edhe opozita dhe analistë kosovarë.

Ndryshe, Gazeta Metro ka raportuar që kreu i AAK-së do të lirohet së shpejti, pasi edhe vetë qeveria franceze e ka konsideruar si jokredibil fletëarrestin e Serbisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img