02,05,2024

Nitaj thotë se Haradinaj u ndalua, nuk u arrestua

Must Read
Muharrem Nitaj

Ai ka thënë se Ramush Haradinaj nuk është arrestuar, por është ndaluar.

Njoftimi i tij:

E para lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk është arrestuar por është ndaluar nga autoritetet franceze në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të Serbisë të lëshuar që në vitin 2004. Njoftimet për arrestimin e tij nuk janë të sakta.

Mirëpo pavarësisht prej kësaj, ndalimi i tij qoftë edhe për një kohë të shkurtër, është i papranueshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës!

Kosova është shtet i pavarur dhe qytetarët e saj nuk mund të ndalohen me urdhërarreste të Serbisë dhe është koha e fundit që shtetet evropiane t’i japin fund lojës së Serbisë me këto urdhërarreste, që nuk kanë asnjë bazë ligjore.

Njëkohësisht autoritetet e Prishtinës duhet të ndërprenë çdo kontakt me Beogradin, derisa ky i fundit të mos heqë dorë nga logjika fashiste e trajtimit të shqiptarëve të Kosovës!

Haradinaj shumë shpejt do të vazhdojë rrugëtimin e vet, por shija e keqe do të mbetet!

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img