20,04,2024

Haradinaj, Brukselit: Mos e vononi vendimin përfundimtar

Must Read

Pas lajmit për liberalizimin e vizave për Kosovën, përmes Facebook-ut reagoi edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj:

Rekomandimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, është një lajm i mirë. Në fakt rekomandimi, megjithëse i fundit nga të gjitha vendet tjera të Evropës Juglindore, shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit të Kosovës në BE, që është përcaktim yni strategjik.

Vlerësoj se Komisioni Evropian e ka bërë rekomandimin e duhur, sepse më në fund edhe Kosova po hyn në modelin e trajtimit të njëjtë me shtetet tjera, të cilat tashmë e kanë fituar këtë të drejtë. Vonesa e Kosovës në këtë proces, duhet t’i faturohet qeverive të disa mandateve të fundit, ndërkohë që u bëj thirrje autoriteteve në Bruksel, që të mos e vonojnë vendimin përfundimtar të liberalizimit të vizave për Kosovën”, shkroi ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img