03,05,2024

Çollaku lut qytetarët të jenë të durueshëm deri në përmbylljen e procesit të liberalizimit

Must Read

Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku ka thënë se Kosova ka ndryshuar për të mirë këto vite dhe ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të durueshëm deri në përmbylljen e këtij procesi që do të zgjat edhe tre muaj kur kosovarët do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza.

“Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, ky është vetëm fillimi për hyrjen ne Bashkimin Evropian për Kosovën. Që të jemi të barabartë me të gjithë popujt e rajonit. Për katër vite me radhë dhe disa vite më herët kemi punuar që të arrihet ky propozim që mori sot edhe formën zyrtare. Kjo vjen për arsye të punës që është realizuar. Kosova është transformuar dhe është transformuar  për të mirë. Vendi është shumë më mirë se që ka qenë më parë dhe deri në mbylljen e këtij procesi ka mbetur vetëm pak dhe lutemi që qytetarë të jenë të durueshëm deri në këtë arritje”, ka thënë Çollaku, raporton Indeksonline.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img