23,04,2024

Hapet “Qendra për Karrierë” në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj

Must Read

Në Qendrën e Kompetencës në Ferizaj është përuruar  Qendra për Karrierë, në të cilën nxënësit  do të kenë rastin të këshillohen dhe aftësohen në lëmi të ndryshme të punës.

Mesditën e sotme, në ambientet e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, me pjesëmarrjen e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Popovci, Nënkryetarit të Komunës, Arton Gavazi, drejtorit të Arsimit, Afrim Llabjani, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimit për të Rritur, Fikrije Zymberi, Valbona Rraci nga organizata EYE, drejtorit të Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, Bashkim Hyseni, u hap Qendra e Karrierës, në kuadër të projektit EYE Helvetas.

Me këtë rast të pranishmit, drejtuesit e përfaqësuesit e lartpërmendur, vlerësuan tejet të rëndësishme hapjen e kësaj Qendre, që do të ndikoj ne rritjen e përfshirjes të të rinjve në arsimin profesional, fushë kjo e rëndësishme dhe tejet e nevojshme për tregut e punës.

Firkrije Zymberi, , Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimit për të Rritur,  u shprehë se kjo është qendra e gjashtë e cila po inaugurohet  dhe do ti aftësojë nxënësit e kësaj shkolle  në drejtimet të cilat ndjekin.

“Qendra për Karrierë ka një rëndësi të veçantë, sidomos në përgatitjen e të rinjve tanë  që dalin nga shkolla  dhe ti përgatisin për një jetë profesionale  dhe drejt orientimit në karrierën e tyre” ka thënë Fikrije Zymberi.

Drejtori i Qendrës së Kompetencës, Bashkim Hyseni  u shpreh se përmes kësaj forme të aftësimit  profesional do të rritet  cilësia dhe profesionalizmi I nxënësve në hapat e tyre të mëtejmë.

“Ne kujdesemi  në përgjithësi për profilet  më specifike të fushës së  shëndetësisë  duke filluar nga profile Kujdes shëndetësor  që është ndihmë për të gjithë pacientët  që është një sferë e re në lëmin e shëndetësisë” ka thënë Hyseni.

Hyseni  gjatë fjalimit të tij ka dhënë një pasqyrë për punën  dhe përgatitjet profesionale që ofron kjo shkollë dhe rëndësinë e hapjes së Qendrës për Karrierë  si një ndihmë për orientimin e nxënësve për orientim në karrierë.

Edhe zëvendës Ministri i Arsimit, Dukagjin  Pupovci ka çmuar lartë hapjen e kësaj Qendre.

“Është kënaqësi kur sheh që një shkollë siç është kjo Qendër e Kompetencës e bënë tani edhe një hapë të madh përpara me formimin e Qendrës për karrierë. Ajo që në përgjithësi arsimit profesional në Kosovë është ndërlidhja me tregun e punës  dhe Qendrat e Karrierës  janë njëri ndër segmentet  që përcaktojnë këtë ndërlidhje. Prandaj përveç punës praktike që bëhet në këtë shkollë që  këto vit ka ecur  mirë, paraqet një hap drejt ndërlidhjes me tregun e punës.” ka thënë  Pupovci.

Ndërsa nënkryetari i Ferizajt Arton Gavazi  tha se komuna e Ferizajt dhe Drejtoria e Arsimit  ka nënshkruar shumë marrëveshje  me organizatat relevante për mbështetjen  e orientimit në karrierë.

“Në këtë drejtim Komuna e Ferizajt ka punuar në ngritjen e kapaciteteve  për të përballuar nevojat shkollore, përkatësisht në rritjen e cilësisë në arsimin profesional.” ka thënë Gavazi.

Deri më tani në Kosovë janë të hapura 12  Qendra për Karrierë në shkolla profesionale. Në mesin e Qendrave të para për Karrierë në Ferizaj që nga viti 2018  funksionon në shkollën e Agrobiznesit  dhe Teknologjisë  “Zenel Hajdini”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img