29,03,2024

Guardiola flet për titullin e Bundesligës, ja çfarë duhet të bëjë Bayerni

Must Read

guardiola12

Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka komentuar ndeshjen e kampionatit kundër Stuttgartit, duke folur për shumë tema.

Ai u ndal te titulli në Gjermani dhe dëmtimi i Arjen Robben mbi të gjitha. Duke folur për titullin Pep ka thënë se Bayerni nuk duhet të presë gabimet e Dortmundit për të siguruar titullin në Gjermani.

“Do të kisha dashur të kisha fituar kampionatin dhe të mendoja vetëm për Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve, por fakti që titulli është ende i hapur është diçka normale në një garë të gjatë e të fortë. Në 6 javët e fundit në mjaftojnë 4 fitore dhe një barazim për t’u shpallur kampion”.

“Në këtë kohë në sezonin e kaluar ishim shpallur kampionë por kjo nuk ishte normale. Këtë sezon duhet të fitojmë më shumë ndeshje për t’ia arritur. Unë jam i sigurt se Borussia do të shkojë në Gelsenkirshen dhe do të fitojë ndaj Schalkes, ndaj dhe ne duhet të fitojmë. Ndoshta kjo është e mirë për ritmin tonë”.

“Mendoj se si ne dhe Wolfsburgu kemi shanse për të shkuar më tej. Wolfsburgu ka arritur një fitore të madhe sepse të mundësh Realin pa pësuar gol jo gjithkush mund ta bëjë”.

“Nuk e di se kur do të kthehet Arjen dhe për këtë më vjen vërtet keq. Me sa kam parë nuk besoj se do të jetë gati as në javën e ardhshme”.

“Dortmundi e Liverpooli për Ligën e Kampionëve? Të them të drejtën më ka pëlqyer shumë si ndeshje. Ishte një ndeshje tipike për Champions dhe kjo sepse të dy këto ekipe kanë cilësitë për ta bërë një gjë të tillë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img