02,05,2024

Gropa që po u mbijton viteve (Foto)

Must Read

Ferizaj.26.07.2017. Në rrugën kryesore të qytetit (Ahmet Kaqiku) dhe në pjesën më të frekuentuar , afër  Orchides dhe nënkalimit të hekurudhës gjendet një gorpë e hapur e cila  me vite nuk u rregullua.

Për çudi në këtë pjesë  kalojnë të gjithë  dhe askujt nuk  i shkonë mendja se ashtu siç është mund teë paraqet rrezik e sidomos për fëmijët.

Kur kësaj i shton se aty gjenden edhe dy parkingje  të automjeteve këtë e bënë edhe më shumë çdokend që kalon të pyes ,pse kjo gropë nuk rregullohet.

Shumë qytetarë kanë dërguar shkrime  në Ferizajpress  dhe shprehin habinë  se deri sa shtrohen shumë kilometra rrugë me asfalt si ka mundësi që një pjesë aq e vogël të mos  i bie në sy askujt. Nëse qeveria komunale është e zënë me projekte  dhe punë  më të mëdha si ka mundësi që dy parkingjet  të cilat çdo ditë  mu në atë pjesë  nxjerrin me qindra euro të mos  kujdesen   për atë. Nëse jo të bëhet zgjidhje afatgjate së  paku ta largojnë rrezikun nga ajo ropë që u rri para hundëve.

Deri sa dikuj ti kujtohet se ajo mund  të jetë rrezik për  kalimtarët shpresojmë të mos pësoi askush.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img