20,04,2024

Grante nga Banka Botërore për shkollat më të mira

Must Read

Shkollat që do të tregojnë rezultate të mira do të shpërblehen me grante financiare nga Banka Botërore në partneritet me Ministrinë e Arsimit.
Në kuadër të projektit për përmirësimin e sistemit të arsimit në Kosovë, Ministria e Arsimit do të bashkëpunojë me Bankën Botërore, Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Projekti gjithëpërfshirës i sistemit arsimor do të fillojë me stimulimin e ngritjes së cilësisë në shkolla përmes një gare kombëtare të shkollimit parauniversitar.

Arsim Bajrami, Ministër i Arsimit vlerëson se projekti do të ndikojë në krijimin e modeleve të mira të shkollave përmes garës për kualitet.

“Banka Botërore do t’i mbështetë shkollat e mira me grante, ata do të marrin drejtpërdrejt grante. Pra do të krijojmë shkolla model që do të ndikojnë në shkollat e tjera. MAShT-i së shpejti do të fillojë edhe me një garë kombëtare për shkollën më të mirë,” deklaroi Bajrami.

Ndërkaq, Cristian Aedo, menaxher në Praktikën Globale për Edukim nga Banka Botërore theksoi se përmirësimi i sistemit të arsimit do të ketë shumë impakt në të ardhmen e Kosovës.

“Duke marrë parasysh karakteristikat demografike të Kosovës ku 38 për qind e popullsisë janë nën 19 vjeç, mendoj se investimi në edukim me kualitet të lartë është strategji shumë e rëndësishme për të ardhmen e shtetit,” tha Aedo.

I gatshëm për kontribut u tregua edhe Gjergj Dedaj, Zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i cili konstatoi se ky projekt do të kontribuojë edhe në proceset integruese të Kosovës.

“Kosova tash synon që sa më parë të jetë në proces të integrimit në Bashkimin Evropian dhe arsimi është fusha apo themeli i ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë, demokratike e cila do të japë një kontribut të veçantë në këtë proces,” vlerësoi Dedaj.

Projekti i lansuar sot nga Ministria e Arsimit pritet të implementohet në fazën 2016- 2019 me theks të veçantë edhe në vlerësimin e performancës të mësimdhënësve.kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img