20,04,2024

Gjykimi i policëve për marrje ryshfeti

Must Read

fBgDFOCVDSs-620x380

Është shtyrë seanca e gjykimit të dy policëve për marrje ryshfeti.

Mungesa e të dëmtuarit që është shtetas maqedonas ndikoi që seanca ndaj dy policëve të mos mbahet

Qamil Ibishi dhe Hamit Nura akuzohen nga prokuroria se në cilësinë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë marrë 50 euro ryshfet nga Dejan Ristevcki.

Gjykata dy të akuzuarit i kishte gjetur fajtor dhe i kishte dënuar me nga 8 muaj burg, por pas ankesave Gjykata e Apelit ktheu rastin në rigjykim me propozimin që të japë dëshminë e tij edhe i dëmtuari.

Kryetarja e trupit gjykues tha se do të përdorë  ndihmën  juridike ndërkombëtare për të siguruar prezencën e të dëmtuarit në seancën e radhës që u caktua për 27  qershor.

Prokuroria pretendon se më  20 tetor 2012 rreth orës 11:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Llapushnik të Drenasit duke vepruar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës Qamil Ibishi dhe Hamit Nura në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Sipas  aktakuzës, dy policët kanë pranuar shumën e të hollave prej 50 euro nga i dëmtuari Dejan Ristevcki, duke mos ia shqiptuar atij tiketën ndëshkuese për shkak të kundërvajtjes së shkaktuar në komunikacion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img