Lajme

Gjykata e Prizrenit – Dënohen me 30 vjet burg për kontrabandën me emigrantë


Publikuar më:


Gjykata-foto-ilustrim1-650x358

Gjykata Themelore e Prizrenit, të premten, ka njoftuar se trupi gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor ka shpallur aktgjykimin në rastin “C dhe të tjerët”, lidhur me veprat penale kontrabandë me emigrantë dhe krim i organizuar.
Me këtë rast disa të pandehur nga Turqia, Kosova e Maqedonia janë shpallur fajtorë dhe Gjykata i ka dënuar me afro 30 vjet burg për kontrabandë me emigrantë apo angazhim në kryerjen e kësaj vepre penale, shkruan sot Koha Ditore.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj, ka bërë të ditur se “i akuzuari me iniciale A.Ç, me kombësi dhe shtetësi turke për veprën penale të kontrabandës me emigrantë në formë të rëndë, duke vepruar jo vetëm si pjesëtar i grupit, por duke organizuar dhe udhëzuar të tjerët në veprën e kontrabandës me emigrantë, në bashkëkryerje dhe në vazhdim, është dënuar me 7 vite e 3 muaj burgim”, si dhe të paguajë gjobën në shumën prej një mijë eurove.

Ndaj tij, gjykata e shkallës së parë ka vendosur që të aplikojë edhe dënimin plotësues të dëbimit nga territori i Republikës së Kosovës për periudhën prej 7 viteve, duke filluar nga dita kur vendimi merr formën e prerë

Comments
To Top