17,04,2024

Gjobitet shoferi, nuk respektoi shenjën e komunikacionit

Must Read


Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë personin, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, mos respektim i shenjës së komunikacionit, ku me veprimin e tij rrezikoi këmbësorët . Kjo informatë, (me video), u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë.
Policia, e ftoi qytetarin L.Z (M/K) 61 vjeçar, në stacionin policor të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë pa hezitim, për kundërvajtjet e
ndryshme që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img