01,05,2024

Nisin dëgjimet publike me qytetarët për projektbuxhetin 2022-2024

Must Read

Pasditen e sotme në ambientet e Kuvendit të Komunës u mbajt dëgjimi i parë publik me qytetarë i Kryetarit të Komunës, Agim Aliu dhe drejtorëve të drejtorive komunale, në kuadër të takimeve konsultative për hartimin e projekt buxhetit për vitin 2022-2024.

Nisën dëgjimet publike me qytetarët për projektbuxhetin 2022-2024, qytetarët të kënaqur me investimet e deritanishme të Komunës, propozuan projekte të reja

Kryetari i Komunës, Agim Aliu në hyrje të këtij takimi, u shpreh se Komuna e Ferizajt ka ecur me ritme të shpejta duke zhvilluar projekte të të shumta si në qytet por edhe në fshatra, projekte të cilat do të vijojnë edhe më tutje në dobi të rritjes së shërbimeve e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ai tutje shtoi se pikërisht takimet e tilla po mbahen me qëllim marrjen e propozimeve nga qytetarët për projekte të ndryshme që planfikojnë të zhvillohen në të ardhmen e afërt.

Në anën tjetër, qytetarët e pranishëm në këtë dëgjim publik, parashtruan propozime, projekte të ndryshme që janë të nevojshme të realizohen në planin afatshkurtër, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore, investimet në infrastrukturën shkollore, mirëmbajtjen e hapësirave publike, ujësjellës-kanalizim e projekte të tjera, të cilat pas shqyrtimit dhe pas përfundimit të diskutimeve publike për projekt buxhetin 2022-2024 do të shihen mundësitë financiare që të përfshihen si projekte.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Bëri debutimin në Superligë me fanellën e Prishtinës, Donart Llabjani: Përgjegjësi e madhe të luash për klubin më të trofeshëm kosovar

Skuadra e Prishtinës u mposht në javën e 31-të në Superligën e Kosovës, por për talentin Donart Llabjani ishte...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img