23,04,2024

Gjeneralët Lather and Reinhard Ligjërojnë në ISPE për Sfidat e Sigurisë Evropiane

Must Read

Klaus Reinhardt, ehemaliger Bundeswehrgeneral

Kryetar i Këshillit të Kolegjit ISPE, gjeneral Karl-Heinz Lather dhe anëtari i Këshillit të Kolegjit ISPE, gjeneral Klaus Reinhardt, kanë mbajtur të enjten më 7 prill 2016 një ligjëratë të përbashkët për studentët dhe stafin akademik të Kolegjit që për temë i kishte sfidat e sigurisë në Evropë.

Si sfidën më kryesore dhe më aktuale për sigurinë në Evropë gjenerali Lather e ka veçuar fluksin e refugjatëve sidomos nga vatrat e krizës në Siri dhe Irak drejt Evropës i cili deri me tani ka rezultuar me ardhjen e qindra mijëra refugjatësh nga Azia në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tij, Gjermania, e cila ka pranuar deri më tani numrin më të madh të refugjatëve, nuk ka qenë e papërgatitur fillimisht për të akomoduar një numër të madh të ardhurish, por me kalimin e kohës është ngritur sistemi për strehimin e tyre të përkohshëm dhe ofrimin e shërbimeve më të nevojshme për ta. Gjenerali Lather ka shtuar që nga çasti i shpërthimit të krizës së refugjatëve, vendet e BE-së janë duke punuar në gjetjen e mënyrës më efikase për adresimin e krizës së refugjatëve dhe se marrëveshja që ë fundi është lidhur me Turqinë premton se fluksi i pakontrolluar i refugjatëve nga Siria dhe Iraku drejt Evropës do të ndalet dhe se mbi të do të vendoset një kontroll efikas.

Lather dhe Reinhard një vëmendje të madhe të ligjëratës ia kushtuan rrezikut të terrorizmit, i cili aktualisht po manifestohet nëpërmes sulmeve kundër infrastrukturës vitale në disa vende evropiane, që shkaktojnë dëme të mëdha në njerëz dhe krijojnë panik në opinionin e gjerë. Duke konstatuar se BE-ja, tash për tash, nuk ka mekanizma për të evituar apo parandaluar aktet terroriste në të ardhmën, ata kanë thënë se përgjigjja më e mirë ndaj këtij rreziku të përmasave globale konsiston në koordinimin sa më të mirë të mundshëm mes mekanizmave të sigurisë, sepse vetëm në Gjermani janë 16 lande me sistemet e veta të veçanta të sigurisë, ndërsa në BE janë 28 vende anëtare, pra 28 sisteme të veçanta sigurie. Vetëm të bashkuar dhe të koordinuar mese vete, këto sisteme do të mund të jenë më efikase në parandalimin e sulmeve terroriste në të ardhmen, kanë thënë gjeneralët gjerman.

Duke folur për rolin e ushtrisë në ballafaqimin me sfidën e terrorizmit, gjenerali Reinhardt ka thënë se ushtria nuk mund të merr përsipër mandatin e parandalimit të sulmeve terroriste sepse ajo ka një mandat dhe mision krejtësisht tjetër. Kjo, sipas tij, nuk do të thotë se ushtria nuk duhet të merret me këtë problem, por ajo është hallka e fundit në sistemin e reagimit dhe parandalimit të terrorizmit dhe se ata që pritet të reagojnë të parë ndaj kësaj sfide janë policia dhe shërbimet informative.

Reinhardt e ka bërë edhe një krahasim mes dy krizave të refugjatëve me të cilat ai ishte përballur gjatë karrierës së tij ushtarake. E para, sipas tij, ka qenë ajo e Kosovës kur ai me trupat e veta, që ishin të stacionuara në Maqedoni, u ballafaqua me fluksin e madh të kosovarëve që detyroheshin nga regjimi i Serbisë të largoheshin nga shtëpitë e veta. Gjenerali gjerman ka thënë se kjo krizë ishte menaxhuar mjaft mirë nga komuniteti ndërkombëtar për dallim nga kriza aktuale e refugjatëve me të cilën përballet vendi i tij. Ai ka përmendur shembullin e Mynihut ku autoritetet lokale kishin shumë vështirësi në fillim të krizës që t’i akomodojnë afro 12.000 refugjatë.

Pas ligjëratës, gjeneralët Lather dhe Reinhardt bashkëbiseduan me studentët e Kolegjit ISPE, duke u përgjigjur në pyetje të tyre që lidheshin me ligjëratë.

……….

Gjenerali Klaus Reinhardt është i njohur në Kosovë si një nga komandantët më të suksesshëm zë KFOR-it, ndërsa spektri i tij akademik lidhet me studimet në fushën e historisë dhe shkencave politike. Ka doktoruar me disertacion mbi dështimin strategjik të Hitlerit në Betejën e Moskës. E tërë karriera dhe vepra e tij është e fokusuar në sferën e sigurisë. Ajo kulmoi me gradimin e tij me titullin gjeneral me katër yje.

Gjenerali Karl-Heinz Lather
filloi karrierën e tij ushtarake në vitin 1968. Ka shërbyer në formacione të ndryshme ushtarake deri te divizionet. Ishte komandat i SFOR-it në kohën kur NATO u sistemua në Kosovë. Posedon një përvojë të konsiderueshme lidhur me operacionet e NATO-së. Është gjeneral me katër yje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img