24,04,2024

Gazmend Bytyçi takon bashkëfshatarët e tij

Must Read

Në aktivitetet paraelektorale të filluara ditëve të fundit shumica e liderëve dhe kandidatëve për Parlamentin e Kosovës kanë filluar të takojnë figura publike, biznese dhe afaristë  të njohur.

Por kandidati  Gazmend Bytyçi nga radhët e  PDK-së këto takime i filloi pak më ndryshe.

Bytyçi, takimet i filloi me njerëzit më  të afërt, me ata  me të cilët gjithmonë kishin të njëjtat probleme, me ata të cilët kaloi pjesën më të madhe të kohës, me të rinjtë e fshatit të tij.

Sot ai takoj të rinjtë e fshatit Mirash të cilët i dhanë përkrahje në rrugëtimin e tij  drejt Parlamentit të Kosovës.

Me këtë rast Bytyçi tha se ka zgjedhur pikërisht  vendlindjen,  nga ku do të përcjell  hallet  dhe problemet e bashkëqytetarëve  dhe do të punoj në zgjidhjen e tyre.

“Këtu i gjej ëndrrat e rinisë dhe energjia që e marr nga  ju, e di që do të më mbajë të fortë në këtë rrugë që jam nisur. E di, jam nisur një rruge të vështirë të besimit apo, thënë më mirë, të kthimit të besimit në luftën e ndërtimit, në luftën e prosperimit dhe të zhvillimit të vendit e të institucioneve tona. Natyrisht se kjo nuk është e lehtë. Moszgjidhja e shpejtë e problemeve me të cilat ballafaqohemi dhe vetë brishtësia e sistemit dhe e institucioneve tona, kanë bërë që të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë, të ardhmen e tyre ta shohin me plot paqartësi e dyshim dhe ta humbin shpresën për një të ardhme më të mirë. Zgjidhja e këtyre problemeve dhe kthimi i shpresës te të rinjtë e të rejat e vendit tonë, nuk është një punë e thjeshtë. Më shumë se kaq, ajo është detyrë që na pret. Ky vend dhe kjo rini e mrekullueshme, meritojnë shumë më tepër. Kjo rini meriton një vend të zhvilluar, të civilizuar dhe të qeverisur nga njerëz të dëshmuar në etapa dhe në kohë të ndryshme të historisë sonë të re. Nga njerëz që kanë aftësinë, dijen dhe guximin për të bërë ndryshimin. Këtë mund ta bëjmë vetëm duke punuar shumë dhe të bashkuar në këtë qëllim. E qëllimi ynë, pra, është kthimi i shpresës për ju dhe për të gjithë ne. Kthimi i shpresës për një të ardhme të sigurt, ashtu siç e dëshironi dhe e meritoni ju, ashtu siç e kam dëshiruar edhe unë, kur isha i ri!” tha  Gazmend Bytyçi para të rinjve .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img