27,04,2024

Reçica: Diaspora është ambasadori më i mirë për imazhin e Kosovës

Must Read

Elmi Reçica nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), tha se diaspora shqiptare ka luajtur gjithmonë një rol të madh për Kosovën.

“Diaspora është ambasadori më i mirë për imazhin e Kosovës dhe ka ndihmuar në vazhdimësi që të zbuten problemet sociale”, tha Reçica në emisionin “Debat” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se pjesa më e madhe e degëve të PDK-së në diasporë nuk e kanë pushuar aktivitetin.

“Procedura e votimit nga jashtë është e komplikuar, por që ajo të ndryshoj duhej ndryshuar ligjin / kushtetutën e kjo ishte e pamundur”, shtoi Reçica.

Reçica tha se duhen ndryshime dhe për këtë jemi të gjithë dakord. Duhet të shohim që secili ligj e vendim, a është apo nuk është konform interesave të diasporës.

“Duhet të krijohen lehtësira për diasporën. Kjo do të rriste investimet e saj në Kosovë”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img