Ferizaj

Gatishmëri e grave për biznese


Publikuar më:


Gatishmëri e grave për biznese

Një debat i organizuar sot në Ferizaj  nga Gruaja Demokratike e Kosovës, dega në Ferizaj ka treguar për interesimin e lartë të grave  për tu marrë me biznes.

Forumi i gruas Demokratike të  Kosovës dega në Ferizaj   këtë të hëne ka organizuar një debat  me temën “Ndërmarrësia dhe zhvillimi ekonomik”.

Në këtë takim  të pranishmet u njoftuar nga Ministri për Zhvillim Ekonomik  Blerand Stavileci për  projektet dhe  hapat që po merr qeveria e Kosovës    në drejtim të zhvillimit ekonomik  dhe mundësive  për zhvillim ekonomik dhe hapje të bizneseve të reja.

Në këtë takim  ishin të pranishëm Ministri I Zhvillimit ekonomik,Blerand Stavileci, Kryetarja e GDK-së Justina  Pula-Shiroka,deputetja e Parlamentit të Kosovës nga Ferizaj  Mexhide Mjaku –Topalli dhe deputetet Elmi Reçica dhe Agim Aliu.

Gratë nga regjioni I Ferizajt u njoftuan për  projektet  dhe mundësit  që Qeveria e Kosovës është duke bërë  në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe   planet për zhvillim dhe ndihmë bizneseve të vogla e në këtë rast me theks të veqant  bizneseve  të cilat udhëhiqen nga femrat.

Projektet  dhe iniciativat e mira ne do ti përkrahim pavarësisht nga vijnë ato. Edhe përkundër  pengesave politike ne po punojmë që agjendën tonë ta qojme përpara.Për këtë ne kemi sajuar  një program përmes  të cilit do të avantazhohen  gratë në biznese.Jemi duke punuar që të avancojmë shpirtin ndërmarrës të gruas. Për këtë ne kemi  edhe jemi duke punuar edhe në rajonin e Ferizajt që të kemi  një program  të veçant në fushën  Teknologjisë Informative (IT-së) ku po takohemi me student të fushave të ndryshme e me një orientim më të madh  të studentëve të fushave të programimit  dhe të kompjuterizmit. Në këtë drejtim  po ofrohet  edhe mundësia e ndarjes së grandeve në fushën e IT-së” tha Stavileci.

Stavileci tha se një ndër projektet më të mëdha  do të jetë edhe ndërtimi I termocentralit “Kosova e Re”  i cili do të jetë në shërbim të biznese pasi  në mungesë të rrymnës bizneset kosovare humbën me miliona euro.

Edhe Justina Pula-Shiroka tha se po punohet në projekte të cilat do të ndihmojnë ndërmarrjet dhe zhvillimin ekonomik.

“Ndërmarrësia dhe zhvillimi ekonomik  është njëra nga fushat e cila ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e shtetit tonë.Në kuadër të kësaj  po punojmë që të rrisim edhe pjesëmarrjen e gruas në biznese  pasi sipas statistikave të fundit nga 140 mijë biznese të regjistruara në Kosovë vetëm  13% janë të udhëhequra nga femrat” tha Justina Pula-Shiroka.

“PDK dhe Ministritë po punojnë  që pozicioni i femrës të jetë sa më i avancuar.Sipas statistikave 99% e grave janë të punësuara në  mikrobiznese e ku afro 88% në biznese joformale. Sipas kësaj del se  gruaja ende është larg  proceseve të zhvillimit” ka thënë Pula-Shiroka.

Ndërsa deputetja e Parlamentit të Kosovës  nga Ferizaj, Mexhide Mjaku-Topalli tha   se pjesëmarrja masovike e grave  në këtë debat  tregon për interesimin e gruas për biznes.

“Prania e juaj masovike  në këtë takim  tregon për  gatishmërinë e gruas  që të merret me biznes.Emancipimi i një kombi nuk mundë të  arrihet pa emancipimin e femrës dhe angazhimin e sajë në biznes” tha Mexhide Mjaku-Topalli.

Të pranishmet në këtë debat bënë edhe shumë pyetje në lidhje me mundësit e  përfitimit të grandeve, mundësit e bashkëpunimit  me organizatat  që ndihmojnë bizneset  dhe format e realizimit dhe aplikimit për  projekte.

Comments
To Top