16,10,2024

Brexit ngadalëson procesin e zgjerimit të BE-së?

Must Read
Brexit

Pas vendimit të Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE, takimet e nivelit të lartë të BE-së, për së paku një vit, do të dominohen nga efektet që do të sjellë referendumi i britanikëve, prandaj për kryediplomatin Ditmir Bushati dhe kryetaren e Këshillit të Integrimit, Majlinda Bregu, Shqipëria duhet të realizojë në kohë reformat.

“Vendimi i qytetarëve britanikë për të dalë nga BE është më kulmori, por nuk duhet të harrohet që gjatë këtij viti ne kemi përjetuar një zinxhir referendumesh dhe të gjitha këto zhvillime kanë ndikim të drejtpërdrejtë. Në rast se flasim për detyrat e shtëpisë, reformën në drejtësi, ky është një proces i brendshëm dhe koha i ka kaluar dhe duhet të bëhet një orë e më parë”, u shpreh Bushati.

“Pas vendimit të Britanisë tema kryesore do të jetë zgjidhja e këtij problemi të ri, por askush nga ne sot megjithëse nuk e di sa fushata për t’u larguar nga BE apo për t’u rikthyer në BE do të zhvillohen gjatë kësaj kohe. I vetmi çelës për ta konsideruar integrimin të suksesshëm do të jetë përqendrimi tek reformat dhe plotësimi i standardeve së brendshmi”, tha Bregu.

Pas një jave në Paris do të mbahet një samit mes vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të diskutohet në terma konkretë për projektet që do përfitojë Ballkani Perëndimor. Por përtej diskutimeve për Brexit dhe ndikimit në proceset integruese të Ballkanit Perëndimor, ministri Bushati, bëri të ditur dhe projektet që pritet të financohen nga BE, ku përfituesi më i madh do të jetë Shqipëria.

“Për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit hekurudhor Tiranë-Rinas me një vlerë investimi prej 81 milionë euro”, u shpreh ministri Bushati.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, më i drejtpërdrejtë në shkundjen që duhet të pësojë faktori politik në Shqipëri me këto zhvillime brenda BE dhe me zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

Deputeti i PD, Aldo Bumçi u tregua i qartë kur tha se faktori politik në Shqipëri duhet të pësojë një “shkundje” duke pasur parasysh këto zhvillime brenda BE-së dhe zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

“Kjo zbehje e vëmendjes ndodh kur ne përballemi me çështje shumë të rëndësishme që mund të prodhojnë dy zgjidhje të mëdha ose kriza. Kemi reformën në drejtësi, o do kemi një reformë më konsensus ose s’do të kemi reformë, ose do të kemi një krizë, një situatë të helmuar politike. Ose duhet të ndërtojmë një marrëveshje të madhe politike për gjërat kryesore”.

The post Brexit ngadalëson procesin e zgjerimit të BE-së? appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img