26,04,2024

Funskionalizohet fenomeni i Bifurkacionit të lumit Nerodime

Must Read

Nga kjo e diel është funksionalizuar Bifurkacioni i lumit Nerodime, një fenomen i rrallë natyror. Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ministri i Ambientit e Planifikimit Hapësinore, Ferid Agani, deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës si dhe shumë e shumë mysafirë të tjerë.

Numri një i Qeverisë së Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa me këtë rast është shprehur se ky është vetëm fillimi i investimeve që po bën qeveria e Kosovës, në qytetin e Ferizajt, sepse sipas tij, Ferizajn e presin investime të shumta.

“Unë sot do të shprehi mirënjohje për ministrinë, për komunën, por edhe për Komisionin Evropian, i cili më parë ka investuar, por natyrisht që atyre investimeve dëshirojmë t’i rikthejmë dhe t’ju japim vlerat e tyre, dhe për të gjithë ata që kanë punuar në komunën e Ferizajt dhe që punojnë edhe tani, që të japim shembull të mirë se si duhet të kujdesemi në mënyrë që mjedisin ta bëjmë më të përshtatshëm për qytetarët dhe fëmijët tanë, dhe për ardhmërinë tonë”, tha Mustafa.

Nga ana tjetër ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, tha se 5 qershori është një ditë e veçantë sepse po shënohet dita ndërkombëtare e mjedisit.

“Shënimi i ditës botërore të mjedisit një datë e veçantë për Kosovën , sepse është ditë ku mund të shpalosim të gjitha vlerat e mjedisit të Kosovës, vlera këto të shënuara edhe në përmasa botërore, vlera këto që meritojnë të ruhen në mënyrë institucionale në vazhdimësi, por edhe vlera që janë të kërcënuara si pasojë e proceseve të ndryshme degraduese për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të vëmendshëm që duhet të punojmë edhe më shumë në mënyrë që t’i parandalojmë, por edhe ti ndërprejmë”, ka thënë Agani.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa është shprehur se funksionalizimi i Bifurkacionit të Nerodimes, e vendos në rrugë të mirë këtë fenomen të rrallë, për ta luajtur rolin që ka në pasurinë tonë turistike e natyrore.

“Për fat të keq, ky fenomen gjatë gjithë viteve të fundit ka qenë jashtë funksionit, qoftë për shkak të mungesës së fondeve financiare për rregullimin e tij, qoftë për shkak të ndërhyrjeve arbitrare, për interesa personale nga ana e qytetarëve. Prandaj, funksionalizimi i bifurkacionit, paraqet njërin nga veprimet më domethënëse të Qeverisë së Kosovës, për të ndihmuar komunën e Ferizajt që të realizojë synimet zhvillimore të saj. Unë jam i bindur se që sot e tutje, Bifurkacioni i Nerodimes do të jetë një pikë interesante për t’u vizituar jo vetëm nga të huajt. Është paradoksale se nga anketimet që janë bërë, del se është një numër ferizajasish që nuk e dinë se ku bie bifurkacioni. Vitin e kaluar, ne kemi bërë një udhërrëfyes të Ferizajt për vizitorë, me informacione themelore për këtë komunë, për monumentet historike e të natyrës, si dhe për vendet që ia vlen të vizitohen. Por, ende nuk mund të krenohemi se kemi informacione të mjaftueshme të botuara, për t’ua dhënë turistëve dhe vizitorëve të Ferizajt. Një udhërrëfyes për bifurkacionin, bie fjala, mendoj se do të ishte një punë e mirë në këtë aspekt”, ka thënë kryetari Svarqa.

I pari i Ferizajt ka vënë në dukje se funksionalizimi i këtij fenomeni, po u hap rrugë investimeve madhore me fonde t Qeverisë së Kosovës, duke përmendur me këtë rast Spitalin Rajonal, hekurudhën, ujëmbledhësin, të cilat projekte sipas tij, do të ndryshojnë rrënjësishtë pamjen e qytetit.

U bë e ditur se përmes Ministrisë së Planifikimit Hapësinor është përfituar një shumë simbolike e mjeteve, e cila ka mjaftuar për funksionalizimin e fenomenit të Bifurkacionit. Tash për tash Komuna e Ferizajt është në fazën e përgatitjes së një planit detal për rregullimin e shtratit të lumit Neredimja dhe dy degëve të Bifurkacionit, në mënyrë që të kemi një funksionim estetik dhe atraktiv për vizitorët.

13383947_1061926623854250_814792316_o 13351189_1061926767187569_1763231903_o 13340833_1061926807187565_1718354029_o 13383477_1061926870520892_270487710_o 13340373_1061926830520896_204657370_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img