29,04,2024

Fshatrat Nikadin , Doganaj, Gaçkë e Rakaj japin mbështetje të pakontestueshme për kryetarin Svarqa

Must Read

10.10.2017.

Në kuadër të shpalosjes së programit zgjedhor të kandidatit të degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqës tubime madhështore sonte janë organizuar në fshatrat Nikadin, Doganaj, Gaçkë dhe Rakaj.
Në të gjitha këto lokalitete u mirëprit kryetari Svarqa dhe u lavdëruan punët e bëra deri më tani në qytetin e Ferizajt si dhe nëpër fshatra.
Ndërkaq vet kryetari Svarqa pohoi se motivi për një kandidaturë të dytë pikërisht ka ardhur për të përfunduar shumë projekte të dobishme për Ferizajn e ferizajasit.


“Unë e çmoj bashkëpunimin dhe takimet që kam pasur me secilin banor të komunës së Ferizajt. Bashkë kemi shfaqur ide e kemi hartuar plane të rëndësishme që kanë përmirësuar cilësinë e jetës kudo. Në secilën familje kemi depërtuar për të mirë duke e hequr participimin në projektë , duke paguar shpenzimet e varrimit e duke paguar shujta për të gjithë shkollarët e vegjël nga klasa e parë deri në të pestëne e që në qeveritë e mëhershme as nuk janë përmendur mundësi të tilla. Prandaj ky është vetëm fillimi i projekteve të dobishme .Na duhet vota juaj që të jemi edhe më të mirë në 4 vitet ardhshme me proejkte edhe më interesante dhe dobi të shumta rreth nesh” u ka thënë kryetari Svarqa banorëve nga këto fshatra të cilët i ka takuar veq e veq nëpër shkollat e këtyre fshatrave.
Kurse banorët e fshatit Gaçkë në shenjë mirënjohje e konfirmimi për të votuar kryetarin Svarqa edhe për një mandat lexuan një nga një projektet që ka përfituar fshati gjatë 4 viteve të fundit.
Shefqet Hajredini udhëheqës i degës tha se shuma investive në këto projekte është afër 950 mijë euro dhe këto rezultat të prekshme padyshim do të jenë motiv që të votohet kryetari Svarqa dhe e kandidatët e LDK-së për këshilltarë komunalë ngase vetëm kjo qeverisje ktheu dinjitetin fshatit Gaçkë dhe banorëve të këtushëm.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img