16,04,2024

Mbahen garat e matematicientëve të rijnë në komunën e Ferizajt

Must Read

Këtë të mërkurë në sallën e kuvendit të komunës së Ferizajt, u bë hapja zyrtare e garave të matematicientëve të rijnë .

Në këto gara po marrin pjesë nxënësit nga klasa e gjashtë deri në nëntën. Hapjen zyrtare të këtyre garave e bëri drejtori i arsimit në Ferizaj, Muhamet Halilii cili vlerësoi tejet lartë, këtë aktivitete arsimor.

13184661_1043439862369593_293370596_o

“Kjo ngjarje paraqet momentet më të rëndësishme në jetën shkollore. Nxitja dhe kultivimi i frymës garuese, është njëri nga synimet dhe detyrat e shkollave tona, sepse garat si koncept i sjellin përftimet e shumëfishta dhe bën aktivizimin e nxënësve në jetën e përditshme”, ka thënë drejtori Halili.

Ndërkaq organizatori i kësaj gare Agim Bytyqi, ka thënë se qëllimi i kësaj gare është që fituesit nga klasa e shtate dhe e tetë dhe një vend i klasës së nëntë do ta përfaqësojnë komunën e Ferizajt në olimpiadën mbarëkombëtare që këtë vit do të mbahet në Vlorë.

Ndërsa profesori universitetit, Xhevdet Thaçi, ka thënë se niveli i shkollimit të nivelin primarë, determinon në një formë edhe sukseset dhe zhvillimet në nivelin universitar.

“Nga shkollimi fillestarë dhe sukseset e këtij niveli, varen edhe kuadrot që do t’i kemi në të ardhmen në universitet. Andaj entuziazmi që shoh sot këtu është një dëshmi se katedra e shkencave kompjuterike respektivisht e shkencave matematikore në të ardhmen do të ketë nivel të lartë të studentëve”, ka thënë ai duke apeluar që të vazhdohet me këtë ritëm të përkushtimit.

Në këtë aktivitet morrin pjesë profesorë universitar, mësimdhënës si dhe shumë prindër të cilët fëmijët e tyre po merrnin pjesë në këto gara. U bë e ditur garat e matematikës janë bërë tradicionale dhe nuk kanë më karakter komunal, por edhe mbarkombëtar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img