28,03,2024

Fillon zbatimi  i Planit Operativ për siguri në punë edhe në Ferizaj

Must Read

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes Inspektoratit të Punës (IP), në vazhdën e angazhimeve dhe masave të ndërmarra për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, ka hartuar Planin Operativ për ngritjen e masave të sigurisë në vendet e punës, me theks në sektorin e ndërtimtarisë.

Kompania  IDEA INVEST  në Ferizaj është kompania e parë që ka marrë masat  e mbrojtjes së punëtorëve në punë. Kjo kompani ka fillaur në tërësi të bëjë montimin e rrethojave të sigurisë (skeleve) rreth ndërtesave ku po zhvillohen punimet.

Pronarët e kësaj kompanie janë zotuar  që ky plan por edhe Ligji i mbrojtjes në punë  do të zbatohen plotësisht që  punëtorët të jenë të sigurt dhe të mos ketë lëndime në punë.

“Me t’u marrë vendimi nga Ministria e Punës, ne filluam menjëherë zbatueshmërinë e këtij vendimi i cili kontribuon në rritjen e sigurisë së punëtorëve në punë, që për ne është primare. Edhe pse për në është kosto zbatimi i këtij vendimi do të mundohemi me të gjitha kapacitetet që i kemi të kontribuojmë në zbatimin e këtij ligji të dalë nga Ministria” ka thënë Mustafë Grainca, pronar i IDEA INVEST.

Ndryshe në mungesë të këtyre masave mbrojtëse  ka pasur disa raste edhe në komunën e Ferizajt  të lëndimeve në pune ku disa prej tyre kanë qenë me fatalitet.

Për  këtë edhe MPMS dhe IP u bëjnë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë masat e përcaktuara me legjislacion rreth sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës dhe njëherë të gjithë punëtorëve që të raportojnë rastet kur të drejtat e tyre nuk respektohen dhe shkelen nga punëdhënësit. MPMS do të jetë e pakompromis në zbatimin e legjislacionit në fuqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img