28,04,2024

Marevci për opozitën: “Për inat të res me vdektë djali”

Must Read

Selim Marevci, shef kabineti/zëdhënës i Komunës së Ferizajt ka kritikuar opozitën e tanishmë për jo-konstruktivitet opozitar.
“Me opozitë kuptojmë tregimin e shkaqeve sistemike të krizave sociale dhe tregimin e rrugëzgjidhjeve të mundshme, kështu mund të ishte një defencion për opozitën. Në çdo vend demokratik opozita është qeveri në hije apo më mirë të themi një korrektuese e qeverise. Opozita është mendimi i kundërt i pozitës, por jo vetëm sepse në çdo kritik duhet të ketë edhe alternativ për çfarë do problemi që kritikon. Opozita shihet si vlerë, por në vendin tonë si në nivel qendror por, edhe në atë lokal nuk kemi një lloj të kësaj opozite të mirëfilltë konstruktive. Nga viti 2014 e deri ne fund të 2017 kur edhe erdhi në pushtet PDK në Ferizaj ishim parti opozitare në kuadër të degës funksiononte Kabineti i Qeverisjes se mirë, asnjëherë nuk kemi reaguar pa fakte, por mbi gjitha gjithmonë për çdo kritik kishim edhe alternativë. Me gjithë respektin për opozitën ( e them me plotë zemër sepse nuk e kishim një respekt të tillë si opozitë, përkundrazi kishim ofendime nga me të ndryshmet nga ish pushteti) kritikën e tyre opozitare e bëjnë me vetëm një qëllim, minimizim e çdo të mire që bën pushteti. Aryseja pse e bëjnë mund të jetë mendësi e partive që ju përkasin, kjo shihet edhe ne funksionimin e opozitës në nivel qendrorë, kjo gjë shndërrohet në kulutur dhe mendësi politike që detyrimisht determinon edhe logjikën e tyre qeverisëse. Populli thotë: “Për inat të res me vdektë djali”, kjo më së miri ju përshtatet opozitës lokale dhe qendrore.” tha Marevci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img