26,04,2024

Fillon testi i Arritshmërisë më nxënësit e klasave të IX-ta në Ferizaj

Must Read

Ora 10-të në katër qendra shkollore në Ferizaj ka filluar test i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të IX-ta të komunës së Ferizajt.
Testit po i nënshtrohen nxënësit klasave të IX-ta nga 39 shkollave fillore me 1939 nxënës.
Sadije Hajdini, zyrtare për arsim të lartë në Ferizaj ka thënë se testi ka filluar me kohë dhe gjithçka po shkon në rregull..
“Testit ka filluar me kohë në katër qendra të testimit. Testit po i nënshtrohen 1939 nxënës e i cili po monitorohet nga 195 administratorë. Deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull. Testi ka filluar me kohe dhe besoj që edhe do të përfundoj pa ndonjë problem” ka thënë Sadije Hajdini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img