28,04,2024

Fillon ndërtimi i fushës sportive në fshatin Sojevë

Must Read

Ferizaj.29.09.2017. Nxënësit, arsimtarët të shkollës fillore të fshatit Sojevë, por edhe banorët i janë gëzuar fillimit të punimeve për ndërtimin e një fushe sportive në lagjen e Dragoshëve.

Komuna e Ferizajt para pak kohësh ka fituar financimin e një projekti nga Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal në vlerë rreth 120 mijë euro ku planifikohet ndërtimi i 5 fushave sportive nëpër fshatrat e komunës së Ferizajt.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast uroi nxënësit e punonjësit e shkollës për projektin e ri duke u dëshiruar rezultatet sa më të mira në njohuritë sportive.

“Kjo është fusha e pestë sportive që po ndërtohet në Ferizaj, dhe me të cilën ne po realizojmë projekte infrastrukturore për zgjerimin e hapësirave sportive në të mënyrë të rinjët ti shfrytëzojnë ato. Ne kemi bërë edhe investime të shumta në Sojevë dhe unë besoj që kjo do të kompletohet si infrastrukture e cila është e shoqëruar me rrethoja dhe ndriçime që do të mundësojë të rinjëve shfrytëzimin e saj 24 orë” tha kryetari Svarqa në takimin që pati në shkollën e fshatit Sojevë.

Ndërkaq edhe banorët e këtushëm falënderuan zyrtarët e pushtetit lokal për projektin e dërguar në të mirë të fëmijëve të tyre. Theksuan se nevojat e tyre të adresuara në komunë po gjejnë zgjidhje gradualisht. Shpëtim Sojeva, përfaqësues i këtij fshati, tha se kjo fushë sportive ka qenë mëse e domosdoshme për banorët e këtij lokaliteti.

Fusha të tilla kanë filluar të ndërtohen para pak kohësh edhe ne fshatrat Sazli, Muhoc dhe Pleshinë të cilat do të jenë të gatshme pas 3 muajve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img