Kultura-Arti

Fillon Festivali Kombëtar i Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike „Kaçaniku 2016“ edicioni i 28


Publikuar më:


Ka filluar Festivali Kombëtar i Shoqërive dhe Ansambleve Kulturore Artistike „ Kacaniku 2016“.

Hapjen e festivalit e bëri drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, i cili tha se ky festival është duke u organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, duke shtuar se ky festival tashmë është tradicional dhe organizohet për nder të festës së çlirimit të Kaçanikut. 

Fillimisht shoqëritë pjesëmarrëse defiluan në Bulevardin “Ismail Raka”.

Në natën e parë të festivalit me programin e pasur artistik prezantuan: SHKA “ Presheva jehon” Preshevë, SHKA “ Bajram Curri” Krushë e Madhe dhe SHKA “ Burimet e Sharrit” Tetovë.

Kurse në natën finale dhe për nder të ditës së çlirimit nesër do të performojnë këto shoqëri:13428556_985353501578494_377038514345697793_n 13346944_985353241578520_6813745390889810961_n  13418894_985353144911863_9143311523235170125_n

SHKA “ Rapsha” Tuz – Mali i Zi, SHKA “ Dëshmorët e Kombit” Kastriot dhe Ansambli “ Mirdita” Rrëshen- Shqipëri.

 

Comments
To Top