23,04,2024

Fillon asfaltimi i rrugës “‘Driton Islami” në Ferizaj

Must Read

Është asfaltuar mbi një kilometër, njëra pjesë e rrugës “‘Driton Islami” në Ferizaj. Për të parë nga afër punimet e kësaj rruge doli kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, me bashkëpunëtoret e tij, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës. Me këtë rast kryetari Svarqa është shprehur se dita e sotme për komunën e Ferizajt ka një rëndësi tepër të madhe për shkak se po fillojnë punimet në këtë rrugë, por po bëhet edhe përmbushja e synimeve që ka pasur së bashku me ministrin e infrastrukturës, Lutfi Zharku që së paku dy korsi të asfaltohen para fillimit të ardhjes së mërgimtarëve në mënyrë që ata të mos i nënshtrohen vështirësive në qarkullimin e lirë të tyre nëpër rrugët e qytetit të Ferizajt.

13516319_1199759170058904_3215420182604104640_n

“ Ministria e Infrastrukturës është njëra ndër të gjitha ministritë që ka investuar më së shumti për komunën e Ferizajt, e cila ka pasur nevojë jetike për këto investime. Këto investime do të jenë tepër të rëndësishme për shkak se do të krijojnë mundësi të hyrje-daljeve të rregulluara mirë për qytetin e Ferizajt, dhe do të krijohen mundësi që pas kësaj të lidhet edhe një rrugë tjetër që do të shpije për në Talinovc të Jerlive”, ka thënë kryetari Svarqa.

13510861_1199759063392248_8091547187204055254_n

Kryetari Svarqa, me tej është shprehur se rregullimi dhe asfaltimin i kësaj rruge ka një cilësi jashtëzakonisht të mirë të punimeve, sepse po realizohet me standardet që janë në Komunën e Ferizajt.

“Përfundimi i kësaj rruge do të krijojë një pamje jo vetëm funksionale, por tepër të mirë estetike dhe do të krijojë lehtësira për të filluar në gjysmën e dytë të këtij viti pas pushimeve verore edhe në rrugën e magjistrales prej pjesës së Prelezit të Jerlive deri në Fshatin e Vjetër. Është më rëndësi të cekim se duke falënderuar ministri e infrastrukturës Lutfi Zharku, ne nuk kemi pasur shumë nevojë, që të bëjmë kërkesa të mëdha dhe t’i ilustrojmë ato me argumente, sepse është një ministër i kësaj ane, dhe ka njohur realitetin, ka njohur mundësinë për investime dhe natyrisht ka qenë i vëmendshëm që të gjitha ato lëshime që janë bërë në të kaluarën në komunën e Ferizajt, në këto vitet e pasluftës që të kompensohen në këtë mënyrë me këto investime. Ne kemi konkurruar me projekte të tjera në kuadër të rishikimit të buxhetit dhe po presim një konfirmim që edhe dy projekte tepër të rëndësishme të gjejnë vend në rishikimin e buxhetit të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër qytetarët e kësaj pjesë të qytetit, janë shprehur tejet të kënaqur me rregullimin e rrugës së tyre. Ata thane se rregullimi i kësaj rrugë ka qenë tejet i domosdoshëm.

Rregullimi dhe asfaltimi i rrugës “Driton Islami” ka kushtuar mbi 1 milion e 600 mijë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img