13,10,2024

Vrasja e trefishtë në Krujë, burgim të përjetshëm autorëve

Must Read

Gjykata e Krujës ka dënuar me burgim të përjetshëm dy autorët e vrasjes së trefishtë të ndodhur qershorin e vitit të shkuar në Thumanë të Krujës.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Krujës duke dënuar me burgim të përjetshëm Pëllumb dhe Besnik Guralin si dhe me 56 vjet burg në total 6 persona të tjerë, të gjithë pjesë e hetimit të nisur për ngjarjen e datës 5 qershorit të vitit të shkuar, kur, pas një konflikti të ashpër, kanë mbetur të vdekur me armë zjarri Franc Çeku, Arben Çeku, Eno Rama, si edhe është plagosur Luçie Çeku.

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”: Pëllumb Gurali Korën dhe Besnik Gurali Korën. Ndërsa Danjel Kora është dënuar me 24 vjet burgim dhe Gurali Kora me 21 vjet burgim.

Gjykata ka dhënë dënimin edhe për Ardjan Gjonajn – 3 vjet burgim, Paris Gjetën – 3 vjet e 6 muaj burgim, Preng Gjetën – 2 vjet e 6 muaj burgim dhe Shpëtim Nikollin – 2 vjet e 6 muaj burgim. Të katërt këta persona akuzohen se kanë përkrahur autorët e krimit.

Të gjithë këta persona janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” dhe procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img