Ferizaj

Fillojnë të dalin 170 eurot nga qeveria për qytetarët!


Publikuar më:


Ka filluar ekzekutimi i parave të ndara nga pakoja emergjente prej 170 eurosh për shumë qytetarë.

Bëhet e ditur  se tashmë disa qytetarë veç se kanë pranuar në llogaritë e tyre këtë pjesë parash të ndarë nga Qeveria e Kosovës.Derisa Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur dje, se nga e hëna ky dikaster do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar.

“Ministria e Financave nga e hëna do të nisë ekzekutimin e pagesave për qytetarët dhe bizneset për muajt e papaguar

Në Ministrinë e Financave po punohet pa orar. Thesari dhe Departamenti i Buxhetit po bëjnë të gjitha përgatitjet që nga e hëna të fillojnë ekzekutimin e pagesave nga Pakoja Emergjente për qytetarët dhe bizneset.Javën që po vjen do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente.

Ju kërkojmë falje qytetarëve dhe bizneseve për vonesat pasi ishte pamundshme të kryheshin pagesat pa u rishikuar buxheti”, ka thënë Bajrami.

To Top