04,05,2024

Finalizohet projekti i rregullimit të rrugës dhe trotuareve në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj (Foto)

Must Read

Në pjesën kryesore urbane të Ferizajt, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” është  ka përfunduar asfaltimi i  kësaj pjese si realizim i investimeve infrastrukturore, të cilat po ndryshojnë pamjen e  qendrës së qytetit.

Kryetari i komunës së Ferizajt ka deklaruar se për dizajnin e kësaj pjese ka pasur bashkëpunim edhe me komunitetin e bizneseve për ta bërë sa më funksional këtë hapësirë.

“Sot po finalizohet një projekt i një rëndësie të veçantë për pjesën urbane, për Zonën Qendër të Ferizajt, që ka të bëjë me pjesën e rrugës “Dëshmorët e Kombit”. Këtij projekti I ka paraprirë një debat që kemi pasur me komunitetin e biznesit dhe qytetarët , që kemi pasur në fazat e mëhershme, dhe bazuar në idetë e tyre dhe në bashkëpunim me këshillin e ekspertëve kemi dizajnuar këtë formë të zgjerimit të trotuareve, heqjen e disa prej kontejnerëve nëntokësorë të mbeturinave dhe sot jemi në fazën finale të asfaltimit të pjesës që e kompleton  tërë këtë infrastrukturë të rëndësisë së veçantë për qytetin dhe qytetarët e komunës së Ferizajt. Kjo pjesë ka një rëndësi edhe për komunitetin e bizneseve sepse do tu krijojë një mundësi që të shfrytëzojnë këto hapësira” ka thënë kryetari Agim Aliu.

“Me trotuaret tërësisht të reja, të gjera për të përballuar qarkullimin e më shumë qytetarëve, me shtratin e rrugës së përtërirë me asfaltim e drunjtë dekorativ që do të mbillen ditëve në vijim, rruga nga KEDS-i deri tek kryqëzimi tek “Mikeli” mori pamjen e merituar moderne, që padyshim krijon mundësi të shtuar edhe për bizneset e kësaj zone, për t’i dhënë lamtumirën përgjithmonë, pamjes mjerane e joperspektive që deri dje pati” ka thënë kryetari Aliu.

Ta gëzojnë qytetarët, familjet që banimin kanë aty e bizneset që çelin punën e fitimet në këtë zonë.

Kryetari Aliu u zotua se me shumë përkushtim do të trajtojë secilin propozim për të ndryshuar për të mirë pjesë të ndryshme të Ferizajt.

Qeveria lokale e Feërizajt ditë më parë ka finalizuar edhe një projekt të rëndësishëm në asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës kryesore nga rrethi pran Teatrit “Adriana” deri te pjesa afër Xhamisë dhe Kishës Ortodokse në Ferizaj.     

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zhduket një vajzë e mitur në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. Sipas policisë, babi ka raportuar se...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img