26,04,2024

Fillojnë punimet në rrugën “12 Qershori”, mbyllet për qarkullim të automjeteve

Must Read

Që në orët e hershme të së Dielës, rruga “12 Qershori” është mbyllur për qarkullim të automjeteve. Në këtë rrugë kanë filluar punimet për rregullimin e kësaj pjesë e cila është dëmtuar dhe rregullimin e kapakëve të pusetave.

“Më datë 11.04.2021 duke filluar nga ora 07:00 deri në përfundim të punimeve, do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit në trafik në mënyrë të pjesshme për të gjitha mjetet motorike në rrugën urbane “12 Qershori”, pikërisht mbyllja do të filloj nga kryqëzimi me rrugën urbane “Agim Matoshi” deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Enver Topalli”, ku pastaj kjo ndërprerje e trafikut në mënyrë parciale do të vazhdoj në tërë gjatësinë e aksit rrugor, praktikisht deri te kryqëzimi me rrugën urbane “Madeleine Albright”” ishte edhe njoftimi I mëhershëm  I komunës së Ferizajt.

Për këtë gjatë doitës së sotme edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar qytetarët për punët që do të kryhen në këtë rrugë si dhe ka kërkuar mirkuptimin e qytetarëve.

“Një nga damarët kryesor rrugor që mundëson qarkullimin në qendër të qytetit, rruga “12 Qershori” po riparohet. Pjesët e dëmtuara të rrugës, gropat dhe pusetat e fundosura, do të rregullohen për ca ditë, për ta kthyer në lehtësi qarkullimin në këtë rrugë, pas riparimit” ka shkruar Aliu

Kërkojmë nga ana e qytetarëve që të kenë mirëkuptim dhe t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, kurse nga Policia e Kosovës në Ferizaj kërkojmë që në këto ditë me një intensitet më të shtuar të policëve të kryejnë mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafik, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img