Ferizaj

FASK anulon garat automobilistike në Ferizaj për mungesë të barrierave mbrojtëse!


Publikuar më:


Garat automobilistike të cilat do të zhvilloheshin në Ferizaj më në fund janë anuluar nga policia për  mungesë të sigurisë së qytetarëve.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Autoklubi Ferizaj ku thuhet se edhe pas të gjitha përgatitjeve dhe shenjëzimit të hapësirave Federata e Auto Sporteve të Kosovës nuk ka lejuar të zhvillohen garat.

“Siguri e qytetarëve sipas komisionit ishin, vetëm barrikadat (hekurat) e nënkryetarit të Federatës Z. Ismet Rexhepi të cilat barrikada i ka personale, sipas kësaj logjike vijmë në konstatim se shikuesit nuk i njohin ngjyrat (shiritat) dhe duhet të mbyllen në kafaz  te hekurt.

Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës u konsultuam që gara të mbahet pa publikë, mirëpo as kjo nuk mjaftoj për komisionin, pasi që u rrezikojshin drunjtë dekorativ.

Pas shumë insistimeve, lutjeve, mundësive, pritjeve të garuesve, shikuesve 5 orë, prapë nuk pranuan fillimin e garës. Në pistë për sigurinë e garës ishin 25 policë, 10 persona sigurim ( Skyfterat) dhe 120 m barikada,  20 anëtarë të klubit që kanë qenë të angazhuar me jelek identifikues për sigurinë e qytetarëve

“Duke ju falënderua Kryetarit Nehat Çitaku dhe nënkryetarit Ismet Rexhepi shpëtuan qytetarët e Ferizajt pa lëndime dhe viktima” thuhet në njoftimin e Autoklubit Ferizaj.

Por sipas këtij njoftimi  garat u anuluan nga FASK-u vetëm për shkaqe sigurie por jo për  masat anticovid.

E gjatë gjithë kësaj kohe sa zgjatën bisedimet për vazhdimin e garave me orë të tëra dy anët e rrugës ishin plotë qytetarë. Punë e  madhe Covidi.. .

To Top